Ruajtja e shëndetit seksual dhe riprodhues të grave ka një ndikim të madh në shëndetin e tyre të përgjithshëm. Kjo paraqet një parakusht për marrjen e zgjedhjeve dhe vendimeve të jetës, duke përfshirë vendimin nëse dhe kur të keni fëmijë. Për të arritur këtë qëllim nevojiten shërbime shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe të sigurta, qasje në informacion të saktë, një metodë kontraceptive efektive dhe e përballueshme, si dhe disponueshmëria e shërbimeve dhe e mbështetjes në kohë në rast të shtatzënisë të paplanifikuar.
Ne kemi përpiluar një broshurë dhe fletushkë, përmes së cilës mund të mësoni më shumë për rolin e mjekut të familjes në kujdesin për shëndetin tuaj seksual dhe riprodhues, si dhe në cilat qytete mund t’i përdorni këto shërbime shëndetësore nga mjeku i familjes.
Broshura është në dispozicion në gjuhët shqipe, maqedonase dhe rome.
Fletushka është gjithashtu në dispozicion në gjuhët shqipe, maqedonase dhe rome.