HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim është shoqatë, të cilën në janar të vitit 2000 e themeluan gjashtë vullnetarë, studentë të mjekësisë, të vendosur të ndërmarrin diçka rreth edukimit të pamjaftueshëm për HIV dhe SIDA dhe mungesën e ilaçeve dhe kujdesin për njerëzit të cilët jetojnë me HIV në Maqedoni. Pak më vonë, HIV bëhet një nga aspektet e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe të drejtat seksuale, avancimi i të cilave na bëhen aspirata, që e vërteton edhe anëtarësimi fuqiplotë në Federatën Ndërkombëtare për Planifikim të Familjes (FNPF) nga viti 2009, dhe e pasqyron kornizën tonë strategjike pesëvjeçare.
Përmes viteve, HERA avokon për politika më të mira pasi që beson në lirinë për zgjedhje dhe në diversitetin. Siguron shërbime flas dhe të besueshme për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe për dhunën e bazuar në gjini, pasi që qasja dhe besueshmëria janë të pandashme nga shëndeti i qytetarëve. Edukon për të drejtat seksuale pasi që qytetarizimi i fuqishëm dhe shoqëria e qëndrueshme qytetare janë të paarritshme pa informim gjithëpërfshirës dhe и pjesëmarrjen rinore. I fuqizon të margjinalizuarit pasi që të jetë përfshirëse, shoqëria duhet të bazohet në drejtësinë sociale.
Barazia gjinore edhe sot është ylli më i ndritshëm, ndërsa përkushtimi i pa kompromis sepse të gjithë njerëzit duhet ta gëzojnë lirinë e tyre seksuale dhe në mirëqenie sociale.