Përmes këtij servisi, në bashkëpunim me 13 shoqata të qytetarëve dhe 10 institucione shëndetësore, iu sigurojmë këshillim vullnetar dhe testim për HIV të grupeve të rrezikuar dhe të margjinalizuara në 11 qytete në vend dhe sipas nevojës në qytetet dhe fshatrat më të vegjël, kryesisht te popullata e re, meshkujt të cilët kanë seks me meshkuj dhe komuniteti LGBTI, personat të cilët injektojnë drogë, punëtorët/et seksual/e dhe të burgosurit.
Në dy automjetet tona të pajisura adekuate, klientët vullnetarisht, me besueshmëri dhe pa pagesë:
– Të informohen për rrezikun dhe parandalimin nga HIV (këshillim para testit)
– Ta kuptojnë HIV statusin e tyre (me HIV testime të shpejta të cilat bëhen me gjak nga gishti i dorës dhe janë gati për 30 minuta)
– Të informohen si ta zvogëlojnë rrezikun nga transmetimi dhe infektimi me HIV në të ardhmen, të marrin mbështetje dhe të përcillen deri te servisi për mbështetje psiko-sociale për personat që jetojnë me HIV nëse ka nevojë (këshillim pas testit)
– Të marrin prezervativë, lubrikantë dhe materiale informative
Besueshmëria e bisedave dhe e rezultateve nga testet janë të garantuara, ndërsa trajtimi i barabartë ndaj të gjithë pavarësisht HIV statusin e tyre, statusin social, arsimimin, identitetin gjinor, orientimin seksual, moshën, përkatësinë etnike ose religjioze, aftësinë e kufizuar ose cilëndo karakteristikë tjetër.
Përveç se në qendrat rinore tona “Dëshiroj të dijë”, në Maqedoni shërbimet për këshillim dhe testim për HIV janë pa pagesë dhe të besueshme në këto organizata dhe institucione.