AVOKIMI

Besojmë se parakusht për respektimin e tërësishëm dhe realizimin e të drejtave të njeriut është njohja e tyre gjithëpërfshirëse në rregullat pozitive ligjore.

Mu për këtë HERA inicion dhe merr pjesë aktive në të gjitha proceset e përgatitjes së politikave, programeve dhe buxhetet lidhur me HIV dhe veçanërisht avokon për sigurimin e qëndrueshmërisë së serviseve për HIV të dedikuara për popullatën kyçe të prekur nga HIV.

Avokojmë edhe për përfshirjen e së paku tre mjeteve kontraceptive në listën pozitive të ilaçeve, morëm pjesë në përgatitjen e politikave dhe protokolleve për planifikim të familjes. Prej dhjetorit të vitit 2017 ishim pjesë edhe e grupit të punës së Ministrisë së Shëndetësisë për përgatitjen e Ligjit të ri liberal për ndërprerjen e shtatzënisë, ndërsa në vitin 2020 morëm pjesë edhe në përgatitjen e Udhëzimit klinik për abort të sigurt.

HERA ishte pjesë e miratimit të protokolleve për mbrojtje nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, si dhe pjesë nga formimi i grupit ndër parlamentar në Parlament – i pari i këtij lloji në Ballkan – për avancimin e të drejtave të personave LGBTI në shkurt të vitit 2018. Morëm pjesë në përgatitjen dhe avokimin për miratimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi që e njeh identitetin gjinor dhe orientimin seksual si bazë për mbrojtje nga diskriminimi.

Ishim mes të parëve të cilët filluan të avokojnë për integrimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm (QZHQ) lidhur me barazinë gjinore në politikat kombëtare, që më vonë në vitin 2016 realizuam një analizë  adekuate. Vazhduam me avokimin ndërkombëtar për SHSR para organeve për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara për përgatitjes së raporteve në hije dhe pjesëmarrës në sesionet dhe evenimentet ndërkombëtare (avokim me Komitetin për eliminimin e diskriminimit mbi gratë,  Samiti për zbatimin e Programit për veprim të Konferencës ndërkombëtare për popullatë dhe zhvillim, sesionet për Pasqyrën periodike universale të shtetit etj.).

Jemi pjesëmarrës në rishqyrtimin e Planit kombëtar për përgatitje dhe përgjigje të sistemit shëndetësor gjatë krizave dhe patëm sukses në përfshirjen e kapitullit për shëndet seksual dhe riprodhues gjatë gjendjes së emergjencave dhe krizave. Morëm pjesë në përgatitjen e Planit të veprimit për zbatimin e Konventës së Stambollit në vitin 2018, analizë e shpenzimeve për shërbimet e specializuara për dhunën mbi gratë, përgatitja dhe avokimi për miratimin e Ligjit të ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë në vitin 2021.

Morëm pjesë në rishikimin e Planit kombëtar për përgatitje dhe përgjigje të sistemit shëndetësor gjatë krizës dhe arritëm të inkuadrojmë një kapitull për shëndetin seksual dhe riprodhues gjatë gjendjes së emergjencës dhe krizës.

Avokojmë edhe për qasje më të madhe deri te informatat dhe shërbimet për shëndet seksual dhe riprodhues për personat me aftësi të kufizuara në pëlqim me gjetjet nga vlerësimi i nevojave nga shërbimet adekuate

Prej vitit 2017 në mënyrë aktive morëm pjesë dhe i vëzhgonim proceset e zhvillimit të dokumenteve strategjike për sipërmarrësinë sociale, pasi që dëshironim ekosistem ku ndërmarrjet sociale do të  krijoheshin dhe do të avancohen.

Bashkë me Byronë për zhvillimin e arsimit, në vitin 2018, e formuam Grupin punues kombëtar për zhvillimin e modeleve për edukim gjithëpërfshirës seksual, ndërsa në nëntor të vitit 2019 Qeveria e RMV e miratoi vendimin për pilotim të edukimit gjithëpërfshirës seksual si lëndë zgjedhore në katër shkolla fillore në klasën e 9-të. Në dhjetor të po atij viti bashkë me Byronë për zhvillimin e arsimit, i trajnuam edhe 15 mësimdhënësit e parë, të cilët prej shtatorit 2021 do të pilotojnë me EGJS në shkollat e tyre. Njëlloj e rëndësishme është se edukimi seksual u njoh edhe në konceptin e ri për reforma në arsimin fillor si lëndë e lirë zgjedhore.