Qendra e parë familjare e Qytetit të Shkupit është këshillimorja e parë e specializuar në vend për viktima/të mbijetuarit dhe kryesit e dhunës së bazuar në gjini dhe dhunës familjare, duke përfshirë edhe të miturit të cilët drejtpërdrejt ose indirekt janë prekur nga dhuna dhe anëtarët tjerë të prekur nga dhuna.
Përmes Qendrës u sigurojmë mbështetje psiko-sociale, këshillime dhe mbështetje juridike familjeve, në të cilat ka raporte konflikti ose dhunë e bazuar në gjini dhe dhunë familjare. Përveç këshillimit individual, grupor dhe familjar me psikoterapeut, Qendra ofron edhe këshillim për të drejtat sociale, udhëzime dhe shoqërim deri te institucionet dhe organizatat përkatëse dhe ndihmë juridike. Të gjitha shërbimet në Qendrën janë pa pagesë dhe të besueshme.
Qendra është e hapur çdo ditë pune: të hënën, të mërkurën dhe të premten nga ora 9 deri në ora 16, ndërsa të martën dhe të enjten nga ora 12 deri në ora 19.