Përmes ambulancës mobile gjinekologjike sigurojmë shërbime falas, të besueshme dhe cilësore nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues për gratë deri tek të cilat ka qasje të vështirësuar (punëtoret seksuale dhe personat të cilët injektojnë drogë), si dhe për gratë në burgje, azilkërkueset, emigrantet dhe gratë nga mjediset rurale, të cilat kanë qasje të kufizuar ose nuk kanë aspak qasje deri te shërbimet gjinekologjike.
Këto shërbime i jep ekipi profesional i përbërë prej gjinekologut-obstetrit specialist dhe infermieres – obstetër në automjetin e adaptuar për në terren, të pajisur me karrige gjinekologjike, aparat për EHO dhe instrumentet e nevojshme mjekësore.
Ambulanca mobile gjinekologjike i ofron këto shërbime:
- Diagnoza e infektimeve seksualisht të transmetueshme (gonorreja, sifilizi, klamidia, trihomoniaza, kandida) përmes PAP testeve dhe testet për urino kulturë
- Administrimi i terapisë dhe kontracepsioni (prezervativë, spirale, kontracepsion oral dhe urgjent)
- Këshillimi për planifikim të familjes dhe parandalimi i shtatzënisë së paplanifikuar, kontroll bimanual dhe kontroll EHO, teste për shtatzëni
- Këshillim për kontracepsion modern (prezervativë, spirale, kontracepsion oral dhe urgjent)
- Distribuimi i prezervativëve pa pagesë, lubrikantëve dhe materialeve edukative
Të gjitha këto shërbime janë të kapshme në Kumanovë, Gostivar, Ohër, Strugë, Manastir dhe Strumicë, ndërsa më tepër informata për turnet lokale në terren (dita, ora dhe lokacioni) mund të merren drejtpërdrejt nga organizatat lokale partnere.