Informacionet e rreme lidhur me edukimin gjithëpërfshirës seksual po plasohen vazhdimisht nga grupe prindërish gjoja të shqetësuar, kështu që nuk mund të mos pyesim veten: Çfarë vlerash mbajnë njerëzit që me vetëdije gënjejnë, shpifin dhe nxisin urrejtje?
HERA ashpër i demanton të pavërtetat për edukimin gjithëpërfshirës seksual (EGJS), të cilat nuk janë shuar për të tretin vit shkollor radhazi. E fundit në serinë e gënjeshtrave që organizohen dhe plasohen në mënyrë tendencioze me qëllimin e vetëm për të shpifur organizatën dhe për të nxitur panik dhe frikë nga EGJS dhe barazia gjinore vjen nga Gordana Goxho, kryetare e shoqatës qytetare “Prej nesh për ne” – dhe është një gënjeshtër që mund të demaskohet me një klikim!
Gjegjësisht, në postimin e fundit e saj të fundit për këtë temë, të publikuar në profilin e saj në “Fejsbuk” më 2 shtator, ajo në mënyrë tendencioze tenton të ndajë një fletë pune si pjesë e materialit mësimor për një lëndë zgjedhore që e lidh atë me Konceptin aktual për arsimin fillor. Në atë mënyrë ajo i bën qytetarët që e ndjekin të mendojnë se fleta e punës është përgatitur në kuadër të reformës arsimore dhe se si e tillë do të përdoret në klasat e 4-ta dhe të 6-ta.
Programi Edukimi për shkathtësitë jetësore nga klasa IV deri te klasa VI (f1. 259-260), i cili në sistemin arsimor zbatohej që nga viti 2009/2010 dhe përmbajtjet e të cilit mësoheshin gjatë orës së kujdestarisë. Me fjalë të tjera, ajo krijon një imazh të EGJS-së duke përdorur materiale mësimore nga një program që nuk është pjesë e reformave të arsimit fillor dhe që duhet të rishikohet në përputhje me Standardet kombëtare për arsimin fillor.
Pikërisht për shkak të përhapjes së të pavërtetave dhe gënjeshtrave të ngjashme në publik, në vitin 2021 HERA ngriti padi kundër “Prej nesh për ne” për të vendosur përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje. Procesi është ende në vazhdim.
Ajo që ndoshta është më pak e njohur për publikun është se “Prej nesh për ne” është pjesë e një koalicioni që me mbështetje transkombëtare mbron vlerat e dëmshme patriarkale, duke zhveshur të drejtat e grave dhe të rinjve dhe duke përforcuar paragjykimet ndaj bashkëqytetarëve që ndodhen në situata të cenueshme ose në margjinat e shoqërisë. Në radhët e saj, përveç partive politike konservatore, organizatave fetare dhe organizatave kundër të drejtës së abortit, ka edhe grupe dhe faqe anonime në Facebook, si dhe persona – përfshirë edhe Goxho – ndaj të cilëve Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi tashmë ka dhënë mendime për ngacmim të kryer për përdorimin e fjalës diskriminuese.
Duke marrë parasysh, nga njëra anë, rrjetin e tyre në rritje të veprimit, veçanërisht në rrjetet sociale, dhe nga ana tjetër, shpejtësinë me të cilën përhapen lajmet e bujshme dhe të rreme, sërish apelojmë qytetarët dhe veçanërisht prindërit dhe të rinjtë, për t’i marrë seriozisht, një dozë kujdes dhe për të kontrolluar të gjitha informacionet për EGJS-në të shpërndara në Facebook nga “Prej nesh për ne”, Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve, Iniciativa “Libra shkollor dhe mësim duhet të ketë”, “Libris Plus” dhe të ngjashme.
Të gjitha këto janë iniciativa dhe organizata që paraqiten si të shqetësuar, por nuk mund të besojmë se janë të shqetësuar, sepse me postime si ky i fundit kërcënojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fëmijëve për të pasur akses në informacion të saktë për shëndetin e tyre, si dhe njohuri dhe aftësi që në të ardhmen do t’u mundësojnë atyre të jenë më të sigurt. Për më tepër, nuk mund të mos pyesim veten – çfarë vlerash kanë njerëzit që, duke u fshehur pas lirisë së fjalës, gënjejnë, shpifin dhe nxisin gjuhën e urrejtjes me vetëdije?