Para jush gjendet Rishikim ndaj zgjerimit të BE për vitin 2023, me fokus të shëndetit riprodhues dhe mirëqenies sociale të romëve në Maqedoninë e Veriut.
Përjashtimi, diskriminimi, stereotipat dhe stigma janë pengesat kryesore socio-kulturore për të cilat qytetarët që jetojnë në margjina, dhe veçanërisht gratë rome, nuk mund të ushtrojnë të drejtat e tyre. Në mënyrë që ata të integrohen në shoqëri, ata duhet të kenë akses në mundësi adekuate punësimi dhe shërbime cilësore për shëndetin riprodhues dhe mbrojtjen sociale pa paragjykime dhe diskriminim.
Me gjithë angazhimin për anëtarësim në BE, vendi ynë i redukton fondet për mbrojtjen parandaluese shëndetësore për grupet e qytetarëve të përjashtuar nga shoqëria, nuk ofron mbështetje gjithëpërfshirëse dhe të mjaftueshme për viktimat e dhunës në familje, as nuk punon për uljen e shkallës së lartë të papunësisë dhe eliminimin e diskriminimi sistematik me të cilin përballet çdo ditë popullsia lokale rome.
Ashti si raporti i vitit të kaluar, edhe ky jep rekomandime për përmirësimin e politikave në mënyrë që gratë rome të gëzojnë realisht statusin e tyre social, ashtu si qytetarët e tjerë në vend.
Rishikimi i zgjerimit të BE-së 2023 me fokus në shëndetin riprodhues dhe mirëqenien sociale të romëve është në dispozicion në gjuhën angleze.