Para jush është Plani kombëtar pesëvjeçar për sigurimin e shërbimeve për shëndetin seksual dhe riprodhues në fushën e mjekësisë familjare të përgatitur nga grupi i punës për shërbimet për shëndetin seksual dhe riprodhues në mbrojtjen parësore shëndetësore, i krijuar në qershor 2021 nga vendim i ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë Venko Filipçe.
Plani kombëtar, në përgatitjen e të cilit kanë marrë pjesë përfaqësues nga shumë institucione kompetente, shoqata profesionale, organizata civile dhe agjenci të OKB-së, parashikon zbatimin e shërbimeve për shëndetin seksual dhe riprodhues në mbrojtjen parësore shëndetësore në periudhën 2022-2027, si dhe një model për llogaritjen dhe pagesën e shërbimeve për shëndetin seksual dhe riprodhues.
Grupi i punës është inicuar përmes projektit “Mjekët e familjes – partnerë në procesin e ofrimit të shërbimeve për shëndetin seksual dhe riprodhues”, financuar nga Japan Trust Fund.
Plani kombëtar është në dispozicion në gjuhën maqedonase në këtë link.