Para jush gjendet Pasqyra ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian për vitin 2022, me fokus të shëndetit riprodhues dhe mirëqenies sociale të romëve në Maqedoni.
Reduktimi i fondeve për mbrojtjen shëndetësore parandaluese për grupet e qytetarëve të përjashtuar nga shoqëria, mungesa e një sistemi mbështetës për viktimat e dhunës në familje, pavarësisht numrit në rritje të rasteve të tilla, rritja e shkallës së papunësisë dhe diskriminimi sistematik i qartë janë treguesit fillestarë për pengesat me të cilat ballafaqohen romët në vend çdo ditë në qasjen e tyre në shërbimet për shëndetin riprodhues dhe mbrojtjen sociale.
Përveç përmbledhjes së hendekut në ofrimin e shërbimeve dhe kornizës politike dhe ligjore që ndikon në gjendjen shëndetësore dhe sociale të grave rome në Maqedoni, ky dokument ofron gjithashtu rekomandime për përmirësimin e politikave në mënyrë që të integrohen realisht romët në shoqërinë maqedonase dhe të gëzojnë statusin e tyre social ashtu si edhe qytetarët e tjerë në vend.
Pasqyra ndaj zgjerimit të BE për vitin 2022, me fokus të shëndetit riprodhues dhe mirëqenies sociale të romëve është në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën angleze.