Në vitin 2020, shumica e partive politike aktive në vend nënshkruan një Deklaratë me të cilën angazhohen përmes përfaqësuesve të tyre në pushtetin ekzekutiv të ofrojnë mbështetje të vazhdueshme dhe të njohin organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë shërbime në lidhje me mbrojtjen shëndetësore me rëndësi të veçantë për shëndetin publik, për grupet e cenueshme të popullsisë, në kuadër të Ligjit ekzistues ose të ri për mbrojtjen shëndetësore.
Në të njëjtën kohë, partitë politike të poshtë nënshkruara janë zotuar të sigurojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të financimit kombëtar ekzistues të programeve dhe aktiviteteve për parandalimin, testimin dhe mbështetjen në lidhje me HIV për grupet në rrezik të veçantë, të cilat zbatohen nga organizatat e shoqërisë civile, duke përfshirë mekanizmat efektivë të financimit dhe kontratat sociale.
Deklarata e nënshkruar është në dispozicion më poshtë.