Dokumenti për politikat publike për vetë-testimin për HIV tregon mundësi të reja për avancimin e diagnostikimit të HIV-it në vendin tonë. Në atë janë përmbledhur gjetjet e pilot programit, të cilin e kemi kryer për 9 muaj në vitin 2021 dhe 2022, i cili përfshinte një projekt demonstrues që ofron shërbime të vetë-testimit të HIV-it në internet.
Nevoja nga vendosja e një qasje të tillë u bë e dukshme pas një hulumtimi të vitit 2019 mbi qëndrimet, pranueshmërinë dhe nevojat për informacione në lidhje me vetë-testimin midis meshkujve homoseksualë dhe meshkujve të tjerë që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj në Maqedoninë e Veriut, në të cilin shumica e të anketuarve shprehën një gatishmëri të lartë për të kryer vetë-testim përmes një kampioni të pështymës.
Në vitin 2016, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi fillimisht që vetë-testimi për HIV të ofrohet si një qasje shtesë brenda shërbimeve të testimit të HIV. Qëllimi i këtij rekomandimi ishte të mundësonte mënyra të reja për të arritur tek njerëzit me rrezik të lartë të infektimit me HIV, të cilët përndryshe nuk do të testoheshin.
Gjetjet nga vlerësimi i pilot programit tregojnë se vetë-testimi si një qasje ndaj shërbimeve të testimit të HIV-it ka potencialin për të dhënë një kontribut edhe më të madh në përgjigjen kombëtare ndaj HIV-it, kryesisht duke adresuar një boshllëk kyç – përqindjen e lartë të njerëzve që jetojnë me HIV dhe nuk janë të vetëdijshëm për statusin e tyre HIV. Prandaj, shërbimet e vetë-testimit të HIV-it në internet duhet të kenë përparësi dhe të financohen përmes programit kombëtar të HIV-it. Përveç kësaj qasjeje, vetë-testimi i HIV-it duhet të vihet në dispozicion në mënyra të tjera, duke përfshirë mundësinë për ta marrë atë privatisht në një farmaci.
Gjetjet kryesore nga pilot programi janë në dispozicion në gjuhën maqedonase në dokumentin për politikat publike – këtu.