Më 3 shkurt 2022, Gjykata civile Shkup vendosi kundër Shoqatës “Prej nesh për ne” për shpifje kundër HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor për paraqitjen e vazhdueshme të fakteve të pavërteta për vetë organizatën dhe edukimin gjithëpërfshirës seksual përmes faqes së saj në Facebook. Më saktë, Gjykata civile konfirmoi se të pavërtetat e paraqitura nga “Prej nesh për ne” janë të dëmshme për reputacionin e HERA-s, si një organizatë që prej më shumë se 20 vitesh punon për ndërgjegjësimin e publikut, veçanërisht te të rinjtë, për rëndësinë e marrjes së informacionit të bazuar shkencërisht për sigurinë, mirëqenien dhe shëndetin riprodhues e seksual të tyre. Mu për këtë, Gjykata e urdhëroi Asociacionin që ta heqë përmbajtjen e rreme nga faqja e saj në Facebook.
Gjykata veproi pas padisë për konstatimin e përgjegjësisë civile për fyerje dhe shpifje të ngritur nga HERA vitin e kaluar, pas valës së parë të informacioneve të rreme dhe manipuluese për atë dhe edukimit gjithëpërfshirës seksual që u shfaq në grupe të caktuara në rrjetin social Facebook. Që atëherë, informacione të tilla të rreme janë krijuar dhe shpërndarë edhe më aktivisht me një qëllim të vetëm – të shkaktojë frikë dhe panik te qytetarët, prandaj Gjykata vendosi që ato duhet të hiqen nga rrjetet sociale.
Prandaj, apelojmë tek të gjithë qytetarët, e veçanërisht prindërit dhe të rinjtë që t’i marrin ato me shumë kujdes dhe t’i kontrollojnë të gjitha informacionet e shpërndara në Facebook nga shoqata “Prej nesh për ne” dhe të ngjashme. Edhe pse portretizohen si mbrojtës të drejtave të fëmijëve, deklaratat e tyre për edukimin gjithëpërfshirës seksual janë plot ksenofobinë, racizmin dhe jo tolerancën dhe bazohen në teori konspirative që rrezikojnë shëndetin publik dhe shkelin të drejtën e fëmijëve për të pasur informacion të saktë, si dhe njohuri dhe aftësi që do u mundësojnë atyre të jenë më të sigurt dhe më të shëndetshëm në të ardhmen.
Para ca kohësh, këto aktorë janë pjesë e të ashtuquajturve Koalicioni për mbrojtjen e fëmijëve, mes partnerëve ka organizata dhe parti politike që e kundërshtojnë të drejtën e abortit dhe lirisë riprodhuese, si dhe një person për të cilin Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi tashmë ka dhënë një mendim se ka kryer ngacmime të zgjatura dhe të përsëritura, e cila nxit urrejtje ndaj një grupi të caktuar të margjinalizuar në shoqëri.
Të përkujtojmë se edukimi gjithëpërfshirës seksual kontribuon në mbrojtjen e shëndetit dhe zhvillimin e duhur emocional të të rinjve. Nëpërmjet tij, të rinjtë fitojnë informacione për të drejtat e tyre civile dhe për të drejtat e të gjithë qytetarëve të tjerë në vend, mësojnë se si të njohin dhe të mbrohen nga ngacmimet dhe dhuna, duke përfshirë edhe në Internetin. Ata gjithashtu mësojnë se çfarë do të thotë të ketë barazi mes burrave dhe grave dhe si të kujdesen për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues.
Edukimi gjithëpërfshirës seksual njihet nga shumë organizata ndërkombëtare, Këshilli i Evropës dhe agjencitë e OKB-së si i nevojshëm në luftën kundër stereotipave gjinore dhe dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, por edhe si një mjet edukativ për mbrojtjen e shëndetit, prandaj shfaqet në një seri të rekomandimeve që i janë dhënë vendit tonë. Që këto tema janë thelbësore për zhvillimin e fëmijëve, konfirmohet nga hulumtimet tona dhe përvojat në terren, të mbledhura përmes programit afatgjatë për edukimin joformal gjithëpërfshirës seksual, jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga prindërit dhe mësimdhënësit.
Mu për këtë, HERA do të vazhdоjë të ndjekë si publikohen përmbajtjet për edukimin gjithëpërfshirës seksual në rrjetet sociale dhe do t’i kundërvihet fuqishëm çfarëdo gënjeshtrave, manipulimeve dhe teorive të konspiracionit, të cilat në fund, më së shumti janë të dëmshme pikërisht për fëmijët dhe të rinjtë.