Prindërit janë hallka më e rëndësishme në zhvillimin e fëmijëve gjatë pubertetit. Ata janë të parët që kujdesen që fëmijët të bëhen personalitete të shëndetshme – duan t’i ngushëllojnë kur janë të mërzitur, t’i inkurajojnë në kuriozitet, t’i ndihmojnë kur ndjejnë probleme shëndetësore ose kur nuk është e mundur të krijojnë miqësi dhe marrëdhënie.
Por përveç prindërve, rol pozitiv në zhvillimin e duhur emocional, social dhe seksual të fëmijëve duhet të luajë edhe shkolla. Edukimi seksual nuk synon të zëvendësojë edukimin në shtëpi, por ta plotësojë atë dhe t’i ndihmojë fëmijët të përgatiten më lehtë për të gjitha sfidat që sjell jeta. Fëmijët nuk duan gjithmonë të flasin me prindërit e tyre për tema të ndjeshme që i shqetësojnë kur rriten. Dhe këtu shkolla mund të ndihmojë shumë.
Të vetëdijshëm se pilot mësimi i edukimit seksual në shtator 2021 ngre një sërë pyetjesh, në radhë të parë për prindërit, së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit kemi përgatitur një broshurë se si të realizohet mësimi pilot dhe pse këto tema janë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve.
Broshura gjendet në gjuhën shqipe dhe maqedonase.
Ne besojmë fuqimisht se çdo pyetje meriton përgjigje, kështu që nëse ende keni pyetje apo shqetësime lidhur me edukimin seksual, ju inkurajojmë të na shkruani në hera@hera.org.mk ose Byrosë për Zhvillimin e Arsimit në info@brr.gov.mk, gjithçka në mënyrë që mësimi t’u përgjigjet nevojave të fëmijëve tuaj sa më mirë që munden.