Kriza shëndetësore e shkaktuar nga pandemia me Covid-19 ka rritur rrezikun e dhunës seksuale, kontracepsionit të paarritshëm për miliona gra dhe ka kufizuar aksesin e tyre ndaj abortit të sigurt. Masat e karantinës kanë bërë që klinikat të mbyllen ose të funksionojnë me kapacitet të kufizuar. Me mbylljen e kufijve, gratë nga vendet me ligje kufizuese të abortit nuk mund të udhëtonin në vendet fqinje me ligje liberale për të kryer një abort, ndërkohë që aksesi në kushtet e spitalit ishte i kufizuar, duke e bërë abortin një pengesë për miliona gra, apo mision i pamundur.
Në kushte të krizës, kujdesi ndaj abortit duhet të jetë ndër angazhimet kryesore të qeverive që kërkojnë të mbrojnë shëndetin riprodhues të grave. Kjo do të thotë se kur vendosin kufizime në objektet shëndetësore, autoritetet duhet të jenë të kujdesshme që të mos rrezikojnë aksesin në abort – sepse aborti është një shërbim shëndetësor thelbësor që shpëton jetë dhe e drejta për shëndet është e drejtë e njeriut.
Përveç kësaj, aborti medikamentoz duhet të jetë opsioni i parë për ndërprerjen e shtatzënisë, si një zëvendësim për atë kirurgjik. Kjo broshurë shpjegon pse është e rëndësishme që një grua të jetë në gjendje të zgjedhë midis metodave të ndryshme të ndërprerjes së shtatzënisë, veçanërisht në rast pandemie, dhe jep informacion të qartë se çfarë është aborti medikamentoz, si kryhet dhe çfarë pastaj. Në të njëjtën kohë, ai përkujton në dispozitat e Ligjit të ri për ndërprerjen e shtatzënisë që promovojnë dukshëm lirinë riprodhuese të grave.
Broshura gjendet në gjuhën shqipe dhe maqedonase.