Duke marrë parasysh rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe UNESCO-s, si dhe nevojat e të rinjve që janë pjesë e edukimit të bashkëmoshatarëve të organizuar nga HERA, materialet dhe programi i edukimit të bashkëmoshatarëve u rishikuan, duke rezultuar në Doracak për edukim gjithëpërfshirës seksual për bashkëmoshatarë.
HERA e zbaton programin e edukimit të bashkëmoshatarëve si një aktivitet mjaft i suksesshëm që nga viti 2014, në territorin e qytetit të Shkupit, Strugës, Gostivarit, Kumanovës, Shtipit, Probishtipit, Tetovës, Dibrës, Manastirit, Kavadarit, Negotinës.
Gjatë viteve të kaluara kemi realizuar 8 trajnime për edukatorët e bashkëmoshatarëve, të cilët përveç trajnimeve intensive disaditore, për t’u certifikuar, kalojnë edhe në një proces të mbikëqyrur të kontrollit të aftësive të zhvillimit të seminareve dhe përmes vlerësimit të njohuritë dhe qëndrimet e tyre. Këta edukatorë të rinj, në bashkëpunim me edukatorët senior, në një periudhë vetëm disa vjeçare trajnuan mbi 2000 bashkëmoshatarë, që është një turmë njerëzish që nuk duhet të anashkalohet.
Duke u bazuar në përvojat, vlerësimet, analizat dhe reflektimet e tyre, ne u fokusuam në afrimin e përmbajtjes me nevojat e të rinjve në përputhje me trendet e reja dhe sfidat e gjeneratave dhe zhvilluam një version të rishikuar të doracakut, i cili është në dispozicion në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip.