Vitin e përmbyllim me botimin e tetë të Buletinit për planifikim familjar, të cilin ia kushtuam mungesës së
paguar të lehonisë, si një nga politikat mjaft të rëndësishme që kanë potencial të madh të kontribuojnë
drejt avancimit të shëndetit të nënave dhe foshnjave të sapolindura.
Përmes intervistave me aktivistë dhe profesorë universitar i shqyrtuam përfitimet që i sjell mungesa dhe dallimi thelbësor mes pushimit të lehonisë dhe prindëror dhe biseduam për nevojën nga ndryshimet dhe avancimet e ligjeve adekuate në pajtim me rregullativën evropiane. Si edhe numrat e deritanishëm, kështu edhe ky përmban vështrime dhe rekomandime, të cilat shpresojmë se deputetët dhe deputetet do t’i marrin parasysh gjatë iniciativave
të ardhshme në Parlament, për avancimin e ligjeve dhe masave për pushimin e paguar të lehonisë.
Buletinin mund ta gjeni në gjuhën shqipe dhe maqedonase.