Sot në ora 13 në sallën 4 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u mbajt seancë konstituive të Grupit parlamentar interpartiak i cili do të punojë në avancimin e të drejtave të personave LGBTI. Në event ishin të pranishëm deputetë, ambasadorë dhe përfaqsues të Rrjetit kombëtar kundër homofobisë dhe transfobisë. Për herë të parë në historin e Maqedonisë, deputetët në Kuvend qartë dhe me zë të lart tregojnë se janë përfaqësues të të gjithë qytetarëve pa dallim të orientimit të tyre seksual ose identitetit gjinorë.
Misioni i Grupit parlamenar interpartiak është të avokohet për avancimin e të drejtave të personave LGBTI, duke i shfrytëzuar mekanizmat e disponueshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me qëllim ndërtimin e një shoqërie në të cilën orientimi seksual dhe identiteti gjinorë nuk do të paraqesin pengesë për gëzimin e plot të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Në Grup janë anëtarë 13 deputet nga përbërja e përhershme e kuvendit nga parti të ndryshme edhe ate, Liljana Popovska (PDM), Maja Moraqanin (PDM), Branko Manoilovski (BDI), Pavle Bogoevski (deputet i pavarur), Ivana Tufexhiq (deputete e pavarur), Irena Stefanoska (deputete e pavarur), Julijana Nikolovska (PLD), Nikica Korubin (PLD), Petar Atanasov (LSDM), Jagoda Shahpaska (LSDM), Sonja Mirakovksa(PRSD), Slavica Shumanska Miteva (LSDM) dhe Aleksandar Kiracovski (LSDM).
Në takim fjalim patën koordinuesja e Grupit parlamentar interpartiak për avancimin e të drejtave të personave LGBTI, Maja Moraqanin dhe zëvendës- koordinuesi Pavle Bogoevski.
Dragana Drndarevska e prezantoi “Vlerësimi i njohurive, qëndrimeve, praktikave dhe nevojave të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në lidhje me të drejtat e njeriut të personave LGBTI dhe mbrojtja nga diskriminimi”, e kryer nga anëtarë të Rrjetit Kombëtar për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë në vitin 2017 në kuadër të projektit “Kuvendi dhe vetëqeverisja lokale në avancimin e të drejtave të personave LGBTI” me mbështetje nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë. Një nga përfundimet nga analiza është se: “Deputetët nga shumica parlamentare dhe shumë nga deputetët nga partit politike shqipëtare, japin përkrahje për mbrojtjen nga diskriminimi, dhuna dhe gjuha e urrejtjes ndaj personave LGBTI”.
Rrjeti kombëtarë për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë e përshëndet dhe mbështet këtë proces dhe i fton edhe deputetët e tjerë të cilët i mbështesin të drejtat dhe lirit e njeriut, tu bashkangjiten kolegëve dhe kolegeve të tyre në Grupin palamntar interpartiak për avancimin e të drejtave të personave LGBTI.
Deri te drejtësia, deri te liria,
Rrjeti kombëtar për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë