Në këtë numër janë përfshirë analiza të tre ligjeve të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të grave dhe grupeve të margjinalizuara. E përmendim nevojën për ndryshime të Ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë dhe kthimin e të drejtave të cilat femrat në Maqedoni i kanë fituar para dyzet viteve. Flasim për sfidat me të cilat ballafaqohet zbatimi i ligjit për parandalimin, pengimin dhe mbrojtjen nga dhuna familjare, veçanërisht për mbrojtjen e pakoordinuar të viktimave të dhunës familjare. Më tutje e përmendim nevojën për mbrojtje të theksuar nga diskriminimi i personave LGBTI. Në fund, gjendet analiza e Kodit penal dhe e theksojmë nevojën nga ndryshimi I nenit 205.
Shpresojmë se informatat në buletin do t’ju ndihmojnë t’i thellojmë njohuritë tuaja, do t’ju nxitin për veprime të ardhshme gjatë miratimit të ligjeve, por edhe do t’ju mundësojnë monitorimin më të mirë të zbatimit të ligjeve dhe politikave shtetërore nga aspekti i të drejtave për shëndet seksual dhe riprodhues, barazinë gjinore dhe planifikimin e familjes.
Dokumenti gjendet në gjuhën [shqipe] dhe [maqedonase].