EGJS, çka?
- EGJS është edukim gjithëpërfshirës seksual.
- EGJS është proces i vazhdueshëm i fitimit të njohurive, zhvillimit të shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave për identitetin, lidhjet dhe intimitetin dhe për seksualitetin në përgjithësi.
- EGJS e transferon sistemin e plotë të vlerave të cilat do t’u mundësojnë fëmijëve dhe të rinjve që t’i praktikojnë të drejtat e tyre seksuale dhe riprodhuese dhe të miratojnë vendime lidhur me seksualitetin e tyre dhe me shëndetin e tyre.
- EGJS nuk ka të bëjë vetëm me aspektet biologjike të seksualitetit, të parandalimit nga sëmundjet dhe nga shtatzënia.
- EGJS mëson për aspektin konjuktiv, emocional, social dhe fizik të seksualitetit.
- EGJS i përfshinë edhe aspektet kulturore, psiko-sociale dhe emocionale të seksualitetit, gjegjësisht kënaqësinë dhe diversitetin seksual si bazë për një personalitet të ri të shëndetshëm dhe tolerant.
- EGJS duhet të jetë i kapshëm për të gjithë, por edhe të përshtatet dhe të strukturohet sipas moshës dhe shkallës së zhvillimit te fëmijët dhe të rinjtë.
- EGJS promovon barazi gjinore, bazohet në të drejtat e njeriut dhe i njeh diversitetet.
- Komponentët e EGJS janë: gjinia, shëndeti seksual dhe riprodhues, aspektet qytetare, kënaqësia, lidhjet dhe raportet, dhuna dhe diveristeti.
Çfarë na duhet EGJS?
- EGJS gradualisht i përgatitë dhe i aftëson fëmijët dhe të rinjtë me informata, shkathtësi dhe vlera pozitive që ta kuptojnë dhe të kënaqen në seksualitetin e tyre, të kenë marrëdhënie të sigurta dhe të kënaqshme dhe të ndërmarrin përgjegjësi për shëndetin seksual dhe mirëqenien e vet dhe të njerëzve të tjerë.
- EGJS kontribuon drejt asaj që të rinjtë të bëjnë zgjedhje, e cila do ta përmirësojë cilësinë e jetës së tyre, por edhe qëllim drejt shoqërisë më të mirë dhe të drejtë.
- EGJS informon për llojet dhe përdorimin e kontracepsionit dhe kontribuon për rritjen e përdorimit të kontracepsionit dhe të prezervativit te adoleshentët seksualisht aktiv.
- EGJS shpie drejt avancimit të shëndetit të tyre seksual dhe riprodhues, shëndetit në përgjithësi, si dhe sjellje seksuale më me përgjegjësi më tej në jetë.
- EGJS kontribuon për rritjen e aftësisë për miratimin e vendimeve informuese dhe uljen e paragjykimeve.
- EGJS shpie drejt zhvillimit të qëndrimeve dhe vlerave pozitive.
- EGJS në zhvillimin e vet i përfshinë të rinjtë, prindërit, arsimtarët, sektorin civil dhe ekspertët me profile të ndryshme nga fusha e shkencave natyrore, shoqërore dhe humaniste.
EGJS në RM
- EGJS njihet nga institucionet në RM.
- EGJS rekomandohet në dokumentet nacionale që vijojnë:
- Strategjia nacionale për shëndet seksual dhe riprodhues (2010-2016)
- Strategjia nacionale për mëmësi të sigurt, 2010-2015
- Strategjia nacionale për HIV/SIDA, 2012-2016
- Rekomandimet e Kornizës për edukim gjithëpërfshirës seksual nga viti 2010
- Përfundimet e Komisionit për mundësi të barabarta për pilotim të edukimit seksual dhe evaluimi i këndës shkathtësitë jetësore nga viti 2009 dhe 2011
- Strategjia nacionale për të rinjtë e Republikës së Maqedonisë, 2005-2015
- Strategjia nacionale për të rinjtë e Republikës së Maqedonisë, 2016-2025
- Rekomandimet për Republikën e Maqedonisë nga Komiteti i KB-ve për të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore nga viti 2016.