Reagim i Platformës për HIV
Ministër Todorov me argumente, e jo me etiketa, përgjigjuni si do ta kompensoni buxhetin e shkurtuar për HIV
Shkup, 19 tetor 2016
Si platformë prej 15 organizatave qytetare dhe shoqatave të pacientëve të cilët përfshijnë 15.000 shfrytëzues në nivel vjetor, nuk mund të kuptojmë pse ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorovo në vend të përgjigjeve konkrete, shërbehet vetëm me etiketa me të cilat dëshiron të na delegjitimojë.
Argumentet tona shumë herë i shpallëm në opinion, dhe drejtpërdrejt ia përcollëm përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë kësaj, kërkesat për buxhetin e domosdoshëm për HIV bazohen vetëm në argumente, të cilat vijnë nga llogari dhe analiza të cilat nuk janë tona, dhe prapa tyre qëndron pikërisht Ministria e Shëndetësisë:
Kumtesë me rastin e protestës së Platformës për HIV (06.10.2016)
Reagim ndaj kumtesës së Ministrisë së Shëndetësisë (07.10.2016)
Lajmërim për opinionin pas performansës protestuese para Ministrisë së Shëndetësisë (18.10.2016)
Prandaj, nga ministri Todorov, edhe një herë, kërkojmë përgjigje në pyetjet që vijojnë:
- Cili është shkaku që i injoroni analizat dhe përllogaritjet parapa të cilave qëndron Ministria e Shëndetësisë dhe Banka Botërore, të cilat tregojnë se me këtë buxhet të shkurtuar do të ketë epidemi të HIV?
- Sqaroni, si me buxhet prej 27 milionë denarë do t’i kompensoni fondet nga mbështetja ndërkombëtare e cila përfundon në qershor 2017?
- Nëse nuk planifikoni të bëni furnizim me ilaçe në vitin 2017, sqaroni si do ta pengoni të paraqitet mungesë e ilaçeve në fund të vitit zë ardhshëm dhe gjysmën e parë të vitit 2018, derisa nuk e zbatoni tenderin e ri për terapi në vitin 2018?
Si bartës i funksionit publik, pa përjashtim, keni obligim me llogaridhënie, me përgjegjësi dhe me argumente t’i arsyetoni të gjitha vendimet tuaja të cilat e prekin shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Kur flasim për argumente mendojmë për faktet, numrat, analizat, llogaritjet, studimet nga ekspertë relevantë dhe institucione me kredibilitet.
Ministër Todorov, në emër të vërtetës keni virtyt dhe në debat publik t’i shihni në sy pacientët dhe më të prekurit dhe t’i arsyetoni argumentet tuaja.