HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim për herë të tretë inkuadrohet në Javën evropiane të testimit për HIV që do të zgjatë prej 18 deri 25 nëntor. Më tepër se 500 organizata nga 50 shtete evropiane marrin pjesë në aktivitetet e Javës evropiane të testimit për HIV, qëllimi i të cilit është përmes aksionit të bashkuar të rritet vetëdija për përfitimet nga testimi për HIV, që do të mundësojë më tepër njerëz të marrin informata për parandalimin nga HIV, të kuptojnë për HIV statusin e tyre dhe t’u mundësohet qasja deri te terapia, kujdesi dhe mbështetja. Motoja e aksionit është TESTO. MJEKO. PARANDALO.
Sot, supozohet se së paku një nga tre persona që jetojnë me HIV në Evropë nuk janë të vetëdijshëm për HIV statusin e tyre. Numrat zyrtarë flasin se 2,5 milionë njerëz në Evropë janë HIV pozitiv. Gjysma e njerëzve që jetojnë me HIV janë diagnostifikuar më vonë, me çka vonohet me qasjen deri te terapia, kujdesi dhe mbështetja. Këto të dhëna statistikore tregojnë se duhet të bëhet më shumë që të inkurajohen individët të bëjnë HIV test, si dhe të përmirësohet qasja deri te HIV testimi për të gjithë. Veçanërisht e rëndësishme është që sa më shpejtë njerëzit të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut ta kuptojnë HIV statusin e tyre. Gjetjet e fundit japin mbështetje për fillimin e trajtimit menjëherë pas diagnozës së HIV infektimit, me çka mbrohet shëndeti i njerëzve. Sot, terapia ekzistuese do të thotë se njerëzit me HIV mund të jetojnë jetë të gjatë dhe cilësore, nëse diagnostifikohen në kohë. Njerëzit të cilët jetojnë me HIV kanë pothuaj jetëgjatësi të njëjtë me personat të cilët nuk kanë HIV, nëse kanë marrë trajtim në kohë. Terapia për HIV, njëkohësisht është një nga mjetet më efektive për parandalim të HIV, që dukshëm e zvogëlon mundësinë për transmetim të mëtejshëm të HIV.
Në suaza të Javës evropiane të testimit për HIV. Në Qendrën rinore “Dëshiroj të dijë” – Vodno do të jetë i mundur testimi pa pagesë dhe i besueshëm për HIV dhe këshillim me teste të shpejta, çdo ditë prej 18 deri 25 nëntor, prej orës 15:00 deri 21:00. Të gjithë personat e interesuarit mund t’i marrin informatat në numrin e telefonit 02/3176 950.
Po ashtu, vullnetarët e HERA, si pjesë e aktiviteteve promovuese në suaza të Javës evropiane të testimit për HIV, do të distribuojnë materiale informative dhe prezervativë pa pagesë në qendrën tregtare Skopje City Mall.
I kapshëm është edhe aplikacioni HIV test për celularë në Google Play, i cili ofron informata për HIV dhe lokacionin më të afërt ku pa pagesë mund të bëhet testimi për HIV dhe këshillimi.