COVID-19 është sëmundje serioze dhe secili prej nesh duhet ta minimizojë rrezikun nga transmetimi dhe përhapja e virusit. Të gjithë e dimë se mbrojtja më e mirë është larja e rregullt e duarve me sapun dhe ujë, shmangja e kontaktit me secilin që ka ftohje ose ka kollitje, dhe gjithsesi qëndrimi në shtëpi nëse jemi të sëmurë.
Por, si ndikon situata me COVID-19 në jetën seksuale? A mund të transmetohet virusi përmes seksit? A është e mençur që të ketë seks në kohëra të tilla? Me kë? Çfarë lidhur me infektimet seksualisht të transmetueshme? Çfarë nëse keni nevojë për abortim?
Që t’ju ndihmojmë, përgatitëm pyetje dhe përgjigje lidhur me shëndetin seksual në kushte të pandemisë aktuale.