Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme në shtet të shkaktuar nga KOVID-19, qasja deri te shërbimi për abort të sigurt nuk duhet të vihet në pikëpyetje me asnjë kusht.
Në përputhje me informatat e marra nga institucionet shëndetësore, dëshirojmë të informojmë se të gjitha abortimet me kërkesë personale të grave do të realizohen në IPSH Spitali special “Nëna Terezë”– Shkup, në Çair. Rastet më të rrezikuara për abortim do të realizohen në IPSH KU Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup.
Abortimi si shërbim shëndetësor nuk guxon të ndërpritet e as të kufizohet, veçanërisht në kushte të krizës. Për shkak të epidemisë së virusit, rekomandimet për qytetarët janë se duhet të rrinë në shtëpi dhe të mos lëvizin pa nevojë.
Në kushte të izolimit, shpeshherë edhe pa qasje deri te kontracepsioni për mbrojtje nga marrëdhëniet seksuale, ka mundësi që shkalla e shtatzënisë së paplanifikuar të rritet. Për fat të keq, në kohë të krizës dhe kur njerëzit janë të detyruar të kenë kontakt të afërt dhe izolim, ekziston rrezik i madh edhe nga dhuna mes partnerëve dhe në familje, si dhe nga përdhunimi, që mund të sjellë deri te shtatzënia e detyrueshme, e me këtë edhe deri te nevoja për abortim. Humbja e të ardhurave ose problemet tjera shëndetësore të shkaktuara nga kriza mund të ndikojnë ose të jenë faktor vendimtar i vendimit të grave shtatzëna që ta vazhdojnë ose mos ta vazhdojnë shtatzëninë.
Gjithmonë gratë duhet të kenë të drejtë qasjeje për abortim të sigurt dhe të gjitha e meritojnë ta realizojnë pa pengesë, të sigurt dhe me dinjitet, pa marrë parasysh gjendjen, e veçanërisht në kushte të krizës humanitare.