Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme në shtet të shkaktuar nga COVID-19, qasja deri te shërbimet për shëndet seksual dhe riprodhues është mjaft e rëndësishme, veçanërisht për gratë shtatzëna.
Në pëlqim me rekomandimet dhe masat e Qeverisë për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19, kati përdhes i Klinikës për gjinekologji dhe obstetrikë është organizuar si repart karantinë me personel të veçantë, ku sillen rastet e dyshimta me virusin korona. Gjatë periudhës së kaluar nga Ministria e Shëndetësisë paralajmëruan se në Klinikën për gjinekologji do të pranohen/realizohen vetëm rastet e rënda të shtatzënisë/lindjes, që vlen edhe për lehonat me virus korona.
Lindjet më të lehta do të realizohen në ISHP Spitali special “Nëna Terezë” – Shkup, në Çair. Në përputhje me informatat e marra nga institucionet shëndetësore, puna në këtë spital vijon në mënyrë të rregullt, gjegjësisht spitali i kryen lindjet, si dhe të gjitha kontrollet dhe skrining për anomalitë e fetusit.
Në përputhje me Programin për mbrojtje shëndetësore aktive për nënat dhe fëmijët për vitin 2020, masa Kontroll pa pagesë dhe kontroll laboratorik gjatë shtatzënisë, lidhur me shtatzëninë, lindjen pa pagesë për gratë shtatzënë, të cilat janë jashtë sistemit të sigurimit të obligueshëm shëndetësor dhe personat pa dokumente për identifikim do të realizohen në ISHP Spitali special “Nëna Terezë” – Shkup, në Çair gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Nëse Ji nevojiten çfarëdo informacionesh lidhur me shëndetin riprodhues, kontaktoni gjinekologun amë dhe ndiqni udhëzimet dhe rekomandimet që Ju janë dhënë. Nëse përballeni me vështirësi gjatë realizimit të drejtave Tuaja riprodhuese, na kontaktoni në(02) 3176 950 и (02) 2651 955.