Në fund të vitit 2016 HERA filloi me programin e ri për praktikantë, që është i hapur për të rinjtë. Mundësia që të jesh praktikant te HERA hap drejtime të reja, ku të rinjtë mund të zhvillohen dhe të ndërtojnë përvojë përmes inkuadrimit në aktivitetet e përditshme të organizatës.
Të rinjtë të cilët janë të interesuar të jenë praktikant në HERA duhet t’i plotësojnë kualifikimet që vijojnë:
- Të jenë të moshës prej 18 deri 25 vjet
- Të ketë të paktën përvojë prej një viti si vullnetar ose aktivist në shoqatë formale ose joformale të qytetarëve
- Gjatë 2 viteve të fundit të ketë koordinuar ose të ketë udhëhequr ndonjë aktivitet të caktuar si vullnetar ose aktivist
- Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës maqedonase ose angleze
- Të ketë shkathtësi për logjistikë
- Të ketë shkathtësia për teknologji informatike (Word, Excel, PowerPoint, WordPress, mediat sociale)
- Prirje ndaj përmbushjes me kohë të obligimeve të dhëna
Përparësi do të kenë të rinjtë të cilët:
- Kanë marrë pjesë në trajnim nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe të drejtave të njeriut
- Kanë kaluar modulin për edukim gjithëpërfshirës seksual
Praktikanti/ja do të jetë përgjegjës/e që të asistojë dhe të fitojë përvojë dhe njohuri në implementimin e aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me programin rinor në HERA. Praktikanti/ja do të jetë vullnetar/e në aktivitetet, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së vullnetarëve në promovimin e SHSRDNJ dhe EGJS, si dhe rritjen e involvimit të vullnetarëve si edukatorë për EGJS. Praktikanti/ja do të përgatisë raporte të rregullta për punën e bërë para koordinatorit të programit rinor.
Koha e paraparë për vullnetarizëm të Praktikantit/es është çdo ditë punë prej orës 08:30/9:30 deri 12:30/13:30 ose prej orës 12:30/13:30 – 16:30/17:30. Numri i përgjithshëm i orëve për vullnetarizëm në javë është 20 orë. Praktikanti/ja do të pranoje neto kompensim mujor për shpenzime të ushqimit dhe rrugës me vlerë prej 4.654,00 denarë.
Vullnetarët e interesuar më së voni deri 11 qershor të dërgojnë:
- Biografi të shkurtër ku do t’i përmendin aktivitetet të cilat i kanë implementuar si vullnetarë ose aktivistë, si dhe trajnimet të cilat i kanë vizituar
- Dokument të plotësuar me emrin “Aplikimi për praktikant në HERA”, të cilin mund ta gjeni të bashkangjitur
- Rekomandim individual nga personi përgjegjës në shoqatën ku është realizuar përvoja paraprake si vullnetar
Të gjithë kandidatët të cilët do të hyjnë në zgjedhjen më të ngishte do të ftohen për bisedë. Ju lutemi ta cekni telefonin për kontakt dhe e-mail adresën.
Të gjithë kandidatët do të informohen për rezultatet nga Konkursi, përmes postës elektronike, në afat prej 8 ditëve pas mbylljes së konkursit.
Aplikim për praktikant në HERA
Dokumentet me shenjën/lënda e mesazhit Konkurs për praktikant mund t’i dorëzoni përmes postës elektronike: konkurs@hera.org.mk