TË RINJTË KËRKOJNË QASJE DERI TE KONTRACEPSIONI DHE SHËRBIMET PËR SHËNDET SEKSUAL DHE RIPRODHUES
“Botë ku të gjitha gratë, meshkujt dhe të rinjtë kanë qasje deri te informatat dhe shërbimet të cilat u nevojiten nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues; botë ku seksualiteti pranohet si aspekt natyror dhe i çmuar i jetës dhe si e drejtë fondamentale; botë ku zgjedhja respektohet dhe ku nuk ka vend për stigmën dhe diskriminimin”
Me qëllim që ky vizion të bëhet realitet, Federata ndërkombëtare për planifikimit prindëror (FNPP) e përpiloi Vizioni 2020, si manifest për shëndet dhe të drejta seksuale dhe riprodhuese. Dokument i cili i cakton drejtimet dhe qëllimet ndaj të cilave, të gjithë ne që punojmë në këtë fushë, pa dallim nga cili sektor vijmë, duhet të angazhohemi që t’i realizojmë deri në vitin 2020. Me fjalë të tjera rekomandimet nga ky dokument paraqesin drejtime të prekshme se si politikat të shndërrohen në praktikë.
HERA përditë angazhohet për avancimin e shëndetit dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese të gjithë qytetarëve. Prandaj çdo vit i bashkëngjitet shënimit global të qëllimeve nga Vizioni 2020. Këtë vit, në nivel global FNPP dhe të gjitha organizatat e saja anëtare, si HERA, përkujtojnë se sa është i rëndësishëm përdorimi i kontracepsionit dhe sa e rëndësishme është të tejkalohen sfidat për qasje deri te e njëjta.
Me këtë rast, ne, të rinjtë e HERA përgatitëm video ku i prezantojmë një pjesë të sfidave të përditshme me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Maqedoni. Dëshirojmë ta përkujtojmë opinionin, e veçanërisht Qeverinë e re, se Maqedonia është në fundin e listës për nga përdorimi i kontracepsionit në Evropë. Klamidia është në rritje të vazhdueshme dhe numrat brengosin – prej 0,4 për qind në vitin 2004, shkalla e morbiditetit është rritur në 29,4 në vitin 2014. Vetëm 1,6% të rinjve deri në moshën 29 vjeç përdorin kontracepsion oral, ndera vetëm 12,8% e çifteve përdorin çfarëdo mjeti modern për kontracepsion. Shkalla e shtatzënisë tinejxherë, si dhe e aborteve, në këtë grup moshë është disa herë më e lartë se ajo në BE. Këto numra mund të zvogëlohen, por për këtë nevojiten masa konkrete nga institucionet.
Më shumë se e qartë është se shkaku për këtë gjendje janë informimi i pamjaftueshëm për metodat ekzistuese të kontracepsionit, frika dhe paragjykimet për veprimin e tyre, qasja e vështiruar deri te kontracepsioni, mungesa e mjeteve financiare, frika nga raporti akuzues i personelit mjekësor, si dhe qendrat e pamjaftueshme funksionale për shëndet publik, ku të rinjtë duhet të informohen për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues.
Edhe një herë do të kishim dashur të përkujtohemi me rekomandimet që i miratoi Komiteti i OK për të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore për Maqedoninë në vitin 2016:
- Informatat për shëndetin seksual dhe riprodhues duhet të jenë të kapshme për opinionin, më së shumti për të rinjtë; të përmirësohet edukimi në shkolla nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues – i bazuar në informatat më të reja, në mënyrë adekuate për moshën dhe e bazuar në të drejtat e njeriut
- Kontracepsioni modern të jetë i kapshëm për të gjithë, që do të thotë edhe futja e mjeteve kontraceptive në listën pozitive të ilaçeve të përfshira nga Fondi për sigurim shëndetësor.
Prandaj, ne të rinjtë, nga Qeveria e re, kërkojmë ta marrim atë që na takon – qasje deri te shërbimet për shëndet seksual dhe riprodhues!
Ne, të rinjtë, kërkojmë që kontracepsioni oral të futet në listën pozitive dhe të ketë qasje deri te prezervativët pa pagesë!
Ne, të rinjtë, kërkojmë edukim seksual gjithëpërfshirës në shkolla!
Ne, të rinjtë, kërkojmë qendra rinore miqësore për shëndet seksual dhe riprodhues!
HERA të rinjtë