HERA në kuadër të projektit CIVIKA MOBILITAS dhe në programin e vet për edukim joformal gjithëpërfshirës seksual (EGJS) shpall thirrje për pjesëmarrje për shkollën verore për EGJS.
Trajnimi përfshinë:
- Punëtori dyditore për njoftimin me shtatë komponentët e EGJS dhe atë: gjinia, shëndeti seksual dhe riprodhues, aspektet qytetare, kënaqësia, dhuna, lidhjet dhe marrëdhëniet dhe diversifikimi.
- Aktivitete dyditore të organizuara nga vullnetarët e HERA
- Shkolla verore po ashtu ofron mundësi pas pjesëmarrjes në atë, të bëheni pjesë e ekipit të vullnetarëve të HERA Të rinjtë
Shkolla verore do të organizohet prej 10 deri 13 korrik 2017 në Mavrovë. Të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga ana e HERA.
I ftojmë të gjithë të rinjtë të cilët:
- janë të moshës prej 16 deri 22 vjet
- dëshirojnë të fitojnë informata nga fusha e shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese
- janë të motivuar të jenë vullnetarë në HERA
- dëshirojnë të punojnë në ekip, dëshirojnë të plotësojnë detyra në kohë
Të interesuarit më së voni deri më 5 korrik duhet të dërgojnë:
- Letër ku do shprehni motivimin tuaj pse dëshironi të jeni pjesë e këtij trajnimi (më së shumti 500 fjalë)
Numri i të interesuarve të cilët mund të marrin pjesë në trajnim është i kufizuar.
Ju lutemi shkruani telefonin për kontakt dhe e-mail adresën.
Dokumentet me shenjë/lënda e mesazhit thirrje për shkollën verore për EGJS mund t’i dërgoni në postën elektronike: seksualnoobrazovanie@hera.org.mk