Fusha programore: Vullnetarët e rinj

1. Çfarë kemi arritur deri tani:

  • Themelimi i grupit rinor, HERA të rinjtë, qëllimi i të cilit është përmes kontributit aktiv dhe edukimit moshatar të përmirësohet shëndeti seksual dhe riprodhues dhe të drejtat e të rinjve në Maqedoni. Mbi 30 të rinj të moshës prej 16 deri 25 vjet në mënyrë aktive janë vullnetarë në HERA të rinjtë.
  • Emisioni Seksi Lagjja – prej vitit 2011 në Radio MOF, çdo të mërkurë të dytë emitohet Seksi Lagjja, emision i cili tërësisht është i përgatitur dhe i realizuar nga ekipi i Hera të rinjtë. Ideja ishte që të bisedohet për temat të cilat janë tejet të rëndësishme për të rinjtë, që të thyhen tabutë dhe paragjykimet, veçanërisht ato lidhur me të gjitha aspektet e seksualitetit.
  • HERA të rinjtë prej vitit 2013 e shënon Vizioni2020 të IPPF, si pjesë e qëllimit global për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe barazisë, komponenti kryesor i të cilit janë të drejtat seksuale dhe riprodhuese dhe shëndeti.
  • Mobilizimi i 48 shoqatave qytetare të cilat nënshkruan peticion deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vendosjen e edukimit gjithëpërfshirës seksual (EGJS).
  • U përgatit doracaku për edukatorë moshatar në përpilimin e të cilit ishin inkuadruar edukatorë moshatarë të HERA të rinjtë. Qëllimi i doracakut është të jetë ciceron për ata të cilët merren me edukim moshatar nga fusha e SHDSR.
  • Edukimi moshatar për Edukimin gjithëpërfshirës seksual: nga viti 2015, mbi 20 edukatorë u certifikuan për implementimin e programit të ri për Edukimin gjithëpërfshirës seksual në shkollë.
  • Mbi 100 nxënës nga shkollat e mesme në Shkup (2015-2016) u përfshinë me programin për edukim moshatar dhe i kaluan punëtoritë të cilat do t’i përfshinë të gjitha 7 komponentët e edukimit gjithëpërfshirës seksual: gjinia, shëndeti seksual dhe riprodhues, dhuna, lidhjet dhe marrëdhëniet, kënaqësia, aspekti qytetar dhe diversifikimi.
  • U realizua vlerësimi i programit EGJS, i cili vërtetoi se EGJS funksionon dhe rezulton me ndryshim pozitiv të qëndrimeve dhe nivelin e informimit të nxënësve.
  • Orë publike nga EGJS (maj 2016) të organizuar në Fakultetin Filozofik, ku profesorët universitar, studentët, nxënësit dhe personalitete publike nga afër u njoftuan dhe diskutuan për EGJS dhe 7 komponentët e tij ()

2. Partnerët

  • Federata ndërkombëtare për planifikim prindëror
  • Platforma rinore për EGJS ku përveç HERA janë anëtarë edhe: NMSM, JEF; HOPS, MOF, Y-PEER, Të rinjtë munden, Hijet dhe retë dhe Dalja.
  • Y-SAFE – Grupi rinor i federatës ndërkombëtare për planifikim prindëror (Anglisht)
  • ASTRA Youth – Grup joformal i aktivistëve të rinj për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhues nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Ballkani

3. Personi për kontakt

Jovana Ananievska

jovana.ananievska@hera.org.mk

 

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e HERA të rinjtë plotësoni fletën për anëtarësim  dhe dërgojeni te personi për kontakt.

Publikime

Publikime

Fushata

Shërbimet

Puna me H.E.R.A.

Hulumtim “Dokumentimi i efekteve që legjislacioni regresiv maqedonas dhe politikat kufizuese për abortin i kanë mbi të drejtat e njeriut: gjetjet dhe rekomandimet kyçe”

“Dokumentimi i efekteve që legjislacioni regresiv maqedonas dhe politikat kufizuese për abortin i kanë mbi të drejtat e njeriut: gjetjet dhe rekomandimet kyçe” e hulumton efektin dhe pasojat nga miratimi i Ligjit ekzistues për ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2013, me të cilin vendosen dispozitat ligjore kufizuese dhe vështirësohet qasja deri te aborti i sigurt dhe legal në Maqedoni. Efektin […]

Më tepër »

Bashkohu me ne! HERARinore

  Nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth edukatës seksuale gjithëpërfshirëse, të bëhesh vullnetar dhe edukator, të flasësh për tema tabu, të kontribosh për të gjithë të rinjtë, të ndryshosh rrethanat, atëherë je në vendin e duhur! A dëshiron ta shfrytëzosh kohën tënde për diçka më ndryshe nga aktivitetet e tua të përditëshme? A dëshiron të takosh njerëz të ri, […]

Më tepër »

Shërbime falas

HERA ofron një varg shërbimesh pa pagesë, anonime dhe të besueshme nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues – HIV testimi, kontrolle gjinekologjike dhe dermatologjike, ndihmë juridike pa pagesë, distribuim të prezervativëve dhe materialeve edukative, këshillime.

Më tepër »

KONKURS për praktikant në HERA

Në fund të vitit 2016 HERA filloi me programin e ri për praktikantë, që është i hapur për të rinjtë. Mundësia që të jesh praktikant te HERA hap drejtime të reja, ku të rinjtë mund të zhvillohen dhe të ndërtojnë përvojë përmes inkuadrimit në aktivitetet e përditshme të organizatës. Të rinjtë të cilët janë të interesuar të jenë praktikant në […]

Më tepër »

Partnerët


Civica Mobilitas Opstina Centar European Delegation in Macedonia Groupe SOS CFSD Embassy of the United States Skopje, Macedonia http://macedonia.nlembassy.org/ Astra Network Град Скопје The Global Fund EGAL Коалиција СЗПМЗ Коалиција хомофобија Комерцијална банка Министерство за здравство IPPF - IPPF European Network National partnerscratic Institute NDI Национален младински совет Општина Струмица Македoнска платфoрма прoтив сирoмаштијата Радио МОФ УНФПА Фондација отворено општество – Македонија (ФООМ) Center for Institutional Development - CIRa http://psihologija.com.mk/
Copyright 2013 - H.E.R.A. All rights reserved.