Për herë të katërt e shënojmë Javën Evropiane të testimit për HIV, i cili këtë vit zgjat prej 17 deri 24 nëntor. Të dhënat më të reja flasin sene Evropë ka rreth 1,2 milionë persona me HIV, prej të cilëve 25% nuk janë të vetëdijshëm se janë HIV-pozitiv, ndërsa gjysma më vonë e kupton HIV-statusin e vet, me çka shtyhet qasja deri te terapia. Te ne, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në fund të vitit 2014 janë diagnostikuar rreth 50% të personave që jetojnë me HIV, derisa të tjerët nuk kanë qenë të vetëdijshëm për HIV-statusin e vet.
“Të gjithë kemi HIV-status. E di statusin tënd?” është mesazhi me të cilin këtë vit i inkurajojmë të gjithë të testohen për HIV, e veçanërisht ata të cilët nuk kanë pasur marrëdhënie të mbrojtura seksuale, duke i përkujtuar se te ne mënyra seksuale është mënyra më e shpeshta për transmetimin e HIV.