HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim për herë të katërt e shënon Javën evropiane të testimit për HIV, i cili këtë vit zgjat prej 17 deri 24 nëntor/. Aksion i organizuar bashkarish i më shumë se 400 organizatave nga Evropa, të cilat punojnë në parandalimin dhe kujdesin për HIV. Java evropiane e testimit për HIV ka për qëllim të informojë për përfitimet nga testimi për HIV dhe për opsionet për testim, terapi, kujdes dhe mbështetje, me çka do të ngrihet vetëdija te popullata e përgjithshme, tejkalohet stigma dhe nxiten qytetarët që ta kuptojnë HIV statusin e tyre.
Të dhënat më të reja flasin se në Evropë ka rreth 1,2 milionë njerëz me HIV, prej të cilëve 25% nuk janë të vetëdijshëm se janë HIV pozitiv, ndërsa gjysma e kuptojnë më vonë HIV statusin e tyre me çka prolongohet qasja deri te terapia. Te ne, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në fund të vitit 2014 janë diagnostifikuar rreth 50% të personave që jetojnë me HIV, derisa të tjerët nuk kanë qenë të vetëdijshëm për HIV statusin e tyre.
“Të gjithë kemi HIV status. E di statusin tënd?” ky është mesazhi me të cilin HERA sivjet i inkurajon të gjithë të testohen për HIV, e veçanërisht ata të cilët kanë pasur marrëdhënie seksuale, duke përkujtuar se te ne mënyra seksuale është mënyra më e shpeshtë e transferimit të HIV.
Diagnostifikimi me kohë i HIV është i rëndësishëm që të mund të qaset drejt terapisë antiretrovirusale (TAV), që është një nga mjetet më efektive për parandalimin e HIV, pasi që pengohet transferimi i virusit te personat tjerë. Prej këtu, personat me HIV mund të kenë jetë cilësore dhe jetëgjatësi të barabartë në krahasim me njerëzit me HIV status negativ.
Testimi për HIV është vullnetar, pa pagesë, i besueshëm dhe i shpejtë. Mu për këtë, gjatë Javës evropiane, qendra rinore “Dëshiroj të di” në Vodno do të punojë me orar të vazhduar të punës, gjegjësisht do të ofrojë këshillime për HIV dhe testime me HIV teste të shpejta, çdo ditë prej 17 deri 24 nëntor, në periudhën prej orës 15 deri në ora 21. Edhe aplikacioni në celular është pa pagesë për shkarkim HIV TEST në Google Play, që jep informata për HIV dhe për lokacionin më të afërt, ku pa pagesë mund të merren këshillime për HIV dhe të bëhet HIV testi.
Javën evropiane të testimit për HIV do ta shënojmë edhe me dy punëtori kreative për përpunimin e veshjes të dizajnuar, e cila do të përfshijë kordelen e kuqe të njohur, dhe në veglat seksuale nga materialet për riciklim. Punëtoritë do të kenë edhe komponentë edukative lidhur me përdorimin e drejt të prezervativëve dhe shëndetit seksual dhe riprodhues.
Drejt ngritjes së vetëdijes do të ndihmojnë edhe vullnetarët e HERA, të cilët në vende publike në qendër të qytetit do të ndajnë materiale informative për HIV dhe për serviset e HERA, si dhe prezervativë pa pagesë. Aktivitetet me të cilat shënohet Java evropiane e testimit për HIV organizohen me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë slë Republikës së Maqedonisë dhe Viiv Healthcare.
HERA përkujton se në suaza të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, Republika e Maqedonisë obligohet t’i vere fund epidemisë së HIV si problem publik-shëndetësor deri në vitin 2030, e me deklaratën politike për HIV dhe SIDA në Kuvendin e përgjithshëm të OKB-ve, obligohet deri në vitin 2020 ta arrijë qëllimin 90-90-90, gjegjësisht 90% nga numri i vlerësuar i personave që jetojnë me HIV ta kuptojnë statusin e tyre, 90% prej tyre të vendosen në terapinë antiretrovirusale dhe 90% prej atyre që e pranojnë terapinë, të kenë infektim të kontrolluar me sukses (nivel i arritur jo i detektuar i virusit në gjak). Testimi për HIV është intervenimi kryesor parandalues për arritjen e Qëllimeve globale për kontroll të tërësishëm të epidemisë së HIV.