Deklaratën për miratimin me prioritet të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi e nënshkruan 17 parti politike. Partitë politike të cilat janë nënshkruese të kësaj Deklarate janë (sipas alfabetit): Aleanca për Shqiptarët, VMRO-DPMNE, Zëri për Maqedoninë, DEMOKRATË, Lidhja Demokratike (LD), Partia e Gjelbër Përtëritja Demokratike e Maqedonisë (PDM), Partia Liberale Demokratike (PLD), Partia e Re Socialdemokrate )LRSD), Partia e Bashkuar për Barazi të Romëve (PBBR), Partia për Lëvizje të Turqve (PLT), Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve (PPDR), Partia për Ndryshime Ekonomike 21 (PNE21), Partia e Pensionistëve (PP), Partia për Emancipim të Plotë të Romëve (PEPR), Lidhja e Romëve të Maqedonisë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Partia Jote.
Drejtpërdrejt para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nëntë rrjete të shoqatave të qytetarëve, të cilët bashkë janë më shumë se 100 shoqata, dërguan kërkesë deri te të gjitha partitë politike të cilët marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për mbështetje të Deklaratës për miratimin me prioritet të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi (LPMD) nga an e përbërjes së ardhshme parlamentare.
Nga njëra anë jemi të kënaqur që një numër i madh i partive politike e mbështetën deklaratën. Mes partive mbështetëse ka parti politike me prapavijë të ndryshme ideologjike, madhësi të ndryshme, fuqi dhe përvojë në parlament. Por, nga ana tjetër, për fat të keq, pas 10 viteve nga miratimi i Ligjit të parë për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, ka akoma parti të cilat nuk e mbështesin luftën tonë për shoqëri të barabartë pa diskriminim. Barazia e qytetarëve nuk është çështje e vullnetit politik, por paraqet obligim kushtetues për të gjithë deputetët dhe për çdo qeveri, dhe parakusht për avancim, demokraci dhe mirëqenie. Avancimi i gjendjeve në vend në cilëndo fushë nuk do t’i japë rezultatet e dëshiruara nëse të gjithë qytetarët pa dallim të diversitetit nuk kanë qasje dhe nën kushte të barabarta t’i gëzojnë të drejtat, shërbimet dhe mundësitë.
Apelojmë përsëri që përbërja e ardhshme e Kuvendit menjëherë ta miratojë Ligjin e ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe paralajmërojmë se në mënyrë aktive dhe syçelë do t’i përkujtojë ndaj këtij obligimi dhe ndaj këtij premtimi.
Personi për kontakt:
Dragana Drndarevska
Rrjeti për mbrojtjen nga diskiminimi
dragana.coalition@gmail.com
078 200 675