1. Çfarë kemi arritur deri tani:
- Publikimi „Të drejtat seksuale: Deklarata e IPPF“ e botuar në gjuhën maqedonase.
- HERA vendosi shërbime për ndihmë juridike pa pagesë për njerëzit të cilët jetojnë me HIV.
- Pas reagimeve të shumë shoqatave të qytetarëve për Ligjin e ri restriktiv për ndërprerjen e shtatzënisë 2013 u hoqën dy prej pesë amendamenteve të dëmshme.
- U përgatitën disa raporte në hije për gjendjen me të drejtat seksuale në Maqedoni, veçanërisht deri te Komiteti për të drejtat e njeriut, Komiteti për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore dhe Komiteti për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit të femrës.
- Bashkë me Platformën gjinore dhe Grupin ndër sektorial për barazisë mes gruas dhe mashkullit, gjatë vitit 2015 u përgatit publikimi për Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (2016–2030).
- Para mbajtjes së Samitit të Kombeve të Bashkuara për post-kornizën për zhvillim 2015 në Nju Jork, Platforma për barazi gjinore dhe Komisioni ndër-resor e organizuan konferencën me titull “Barazia gjinore në Maqedoni në post-kornizën për zhvillim 2015 – Planifikimi i hapave të ardhshëm“.
- Në kuadër të Rrjetit për mbrojtje nga diskriminimi u parashtruan supozime për shkeljen e të drejtave seksuale deri te institucionet kompetente.
- Në vitin 2015, pas trajnimeve për Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi u miratua “Protokolli për vërtetimin e procedurës për veprim në rastet për mbrojtje nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.“
2. Partnerët
- Federata Ndërkombëtare për Planifikim të Familjes
- Koalicioni Të drejtat shëndetësore dhe seksuale të bashkësive të margjinalizuara
- Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi
- Qendra për të drejta riprodhuese
- Asociacioni i Irlandës për Planifikim të Familjes
- Reaktor
- Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut
- Platforma rinore për ESGJ, ku krahas HERA anëtarë janë edhe: NMSM, JEF; HOPS, MOF, Y-PEER, Të rinjtë munden, Hijet dhe retë dhe Dalje.
- Rrjeti nacional për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë
- Avokati i Popullit
- Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi
- Këshilltari për të drejtat e njeriut pranë Zyrës së koordinatorit rezident të KB
3. Personi për kontakt
Elena Petrovska
elena.petrovska@hera.org.mk