Rumena Gjerdovska Kojçeski është punëtore sociale e diplomuar, e punësuar në ISHP Klinika universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile Shkup në Këshillimoren për HIV/AIDS.
Fillimet e aktivizmit në sektorin joqeveritar i fillon që në ditët studentore, ku inkuadrohet në trajnimet e para për këshilluese për HIV dhe operatore në SOS linjën.
Te HERA angazhohet nga viti 2007 si HIV këshilluese dhe punëtor social për mbështetje të personave të cilët jetojnë me HIV. Si këshilluese afatgjatë dhe me përvojë, ajo është trajnuese në trajnimet për këshillim të besueshëm dhe testim për HIV, ndërsa gjatë viteve të fundit realizon edhe vlerësime të këshillimeve dhe testim në shërbimet mobile dhe të stacionuara për HIV.
Si bashkë autore merr pjesë në shumë botime lidhur me temat për HIV dhe infektimet seksualisht të transmetueshme, si hulumtuese në terren dhe eksperte në grupet punuese.