LIRITË RIPRODHUESE

Besojmë fuqishëm se për t’i gëzuar liritë e veta riprodhuese, gruaja do të duhet në mënyrë të lirë të vendos për trupin, shëndetin dhe jetën e saj. Liria riprodhuese nuk ekziston nëse është maratonë me pengesa. Mu për këtë edhe qëndruam në mbrojtje të saj dhe në vitin 2009 bashkë me më shumë organizatat qytetare e themeluam Platformën për të drejtën e zgjedhjes si përgjigje ndaj fushatës së qeverisë kundërte drejtës së abortit. Bashkë me 40 organizata qytetare tjera e miratuam dhe e nënshkruam Deklaratën për mbrojtje të drejtës së gruas që e lirë të vendos për jetën, shëndetin dhe integritetin e saj fizik.

Në qershor të vitit 2013 qeveria e atëhershme e miratoi ligjin e ri për ndërprerjen e shtatzënisë, i cili e kufizoi qasjen deri te aborti i sigurt dhe legal dhe i detyroi gratë në Maqedoni për procedura të panevojshme administrative.

Protestuam në rrugë, realizuam analiza të argumentuara ndërsa e kontestuam kushtetutshmërinë e ligjit, organizuam diskutime publike në Kuvend dhe kërkuam mbështetje nga deputetët, organizatat ndërkombëtare dhe Komiteti për të drejtat e njeriut pranë OKB-së.

Nga vitit 2013, HERA është anëtare e Fushatës ndërkombëtare për abort të sigurt dhe çdo 28 Shtator  e shënojmë Ditën globale për qasje deri te aborti i sigurt dhe legal. HERA është një nga 22 anëtaret e Platformës për barazi gjinore e cila ekziston që t’i mbrojë të drejtat e gruas dhe ta avancojë barazinë gjinore në Maqedoni, duke përfshirë edhe shëndetin dhe të drejtat riprodhuese.

Pas viteve të luftimit të avokimit Në maj të vitit 2019 KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT ka miratuar projektligjin e ri të ndërprerjes së shtatzanisë që avancon të drejtat e grave dhe mbron shëndetin dhe jetën e grave. Drejtësia u shërbe në fund. Legjislacioni i ri heq të gjitha pengesat administrative për të hyrë në shërbimet e abortit, përfshirë këshillimin e detyrueshëm dhe të njëanshëm dhe periudhën e pritjes 3-ditore. Aborti nga 12 deri në 22 javë mund të kryhet për shkaqe sociale-ekonomike, keqformim të fetusit, përdhunim dhe incest dhe indikacione mjekësore pa miratim nga komisioni spitalor. Legjislacioni i ri prezanton edhe pilula aborti   kujdesit shëndetësor parësor  deri në javën e 9 të shtatëzanisë duke përdorur abort mjekësor.

Në qershor të vitit 2019 HERA e filloi fushatën e titulluar “Liria është kur vetë vendos” me qëllim të ndërgjegjësimit për përfitimet për gratë nga Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë.

Në dhjetor 2020, Ministria e Shëndetësisë e miratoi Udhëzimin klinik për abortin medikamentoz në përputhje me parimet e OSHB, me të cilin do të mundësohet edhe cilësi më e mirë e shërbimeve për abortin. Njëkohësisht udhëzimi për gjinekologët e rregullon edhe mënyrën e realizimit të abortit medikamentoz i cili deri tani ishte rregulluar me ligj në shtetin tonë.

Më tepër:

  • Kovid -1 9 dhe e drejta për abortin medikamentoz
  • Politikat e HERA për parimet themelore, vlerave dhe aktivitetet e organizatës për mbrojtjen e të drejtës për zgjedhje për abortin
  • Deklarata e 10 partive politike për ndryshimet e Ligjit për abortin dhe sigurimin e mbrojtjes së shëndetit dhe të drejtat riprodhuese gjatë zgjedhjeve parlamentare në viti 2016
  • Hulumtim në terren i HERA për efektet dhe pasojat nga miratimi i ligjit kufizues për ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2013  ХЕРА
  • Broshurat e HERA për informatat themelore që punëtorët shëndetësor dhe gratë duhet t’i dinë për abortin medikamentoz
  • Pas fushatës katërvjeçare – Hulumtim sasior i HERA për qëndrimet e popullatës së përgjithshme dhe të gjinekologëve për ndryshimet ligjore në vitin 2013 dhe për fushatën qeveritare në TV kundër të drejtës për abortin “Zgjedh jetë, ke të drejtë për zgjedhje”