Është dëshmuar se nëse kanë qasje deri te terapia antiretrovirusale (TAR), personat me HIV mund të kenë jetë të gjatë dhe cilësore dhe nëse përdorin profilaksë paraekspozuese (PrPE) ose pilula si parandalim nga HIV të cilat merren para seksit), gjasat për transmetimin e këtij virusi janë zero, si edhe te gratë shtatzëna me HIV të cilat pranojnë TAR. Është dëshmuar se nëse qeveritë sigurojnë mjete të mjaftueshme për parandalim dhe trajtim, si dhe ligje dhe praktika jo diskriminuese, HIV mund të vihet nën kontroll të plotë dhe më pas të çrrënjoset.

Edhe krahas këtyre fakteve, në Maqedoni mbizotërojnë mitet për HIV, të rinjtë nuk kanë se ku të informohen, qëndrueshmëria e shërbimeve për HIV është e pasigurte, ndërsa diskriminimi dhe stigma me të cilat ballafaqohen personat të cilët jetojnë me HIV janë më prezentë dhe pengesa kryesore në realizimin e të drejtave shëndetësore dhe sociale.

Që këtu, është e qartë pse HIV edhe sot – si edhe pothuaj dy dekada – është një nga përcaktimet tona kryesore. Krahas ofrimit të drejtpërdrejtë të shërbimeve për HIV përmes qendrave rinore “Dëshiroj të dijë” të HERA në Shkup dhe dy ambulancat mobile për testim për HIV në shtet, në fokus  të avokimit tonë është qëndrueshmëria e programeve për parandalim dhe mbrojtje nga HIV. Prandaj në vitin 2014 e iniciuam formimin e Platformës qytetare për HIV për sigurimin e qëndrueshmërisë së shërbimeve për HIV për popullatën kyçe, përmes të cilës edhe arritëm të sigurojmë financim të plotë kombëtar të shërbimeve për HIV që i ofrojnë organizatat qytetare duke filluar nga viti 2018. Si rezultat i pjesëmarrjes në Platformën për HIV në Këshillin e Qeverisë për bashkëpunim me dhe zhvillimin e sektorit civil, sot Plani i veprimit për Strategjinë për bashkëpunim të qeverisë me sektorin civil parasheh edhe ndryshime nënligjore për qëndrueshmërinë e programeve për HIV.

HERA është nikoqire e Sekretariatit të Grupit parlamentar ndër partiak për HIV dhe anëtare e Forumit parlamentar evropian për popullatë dhe zhvillim. Jemi nikoqir edhe dhe i Mekanizmit koordinues regjional për HIV dhe tuberkulozë në Evropën Juglindore, ndërsa jemi anëtarë edhe të Komisionit kombëtar për HIV dhe SIDA edhe në Forumin juridik evropian për HIV.

Në periudhën parazgjedhore në vitin 2020, në suaza të Platformës për HIV, e propozuam Deklaratën Ligji për mbrojtje shëndetësore t’i njohe organizatat qytetare si ofrues të shërbimeve për mbrojtje shëndetësore me rëndësi të veçantë për shëndetin publik, të cilin e nënshkruan gjashtëmbëdhjetë parti politike, me çka u obliguan se pas zgjedhjeve do t’i përvjelin mëngët që të sigurojnë vazhdimësi të programeve për parandalimin e HIV, që t’i vihet fund epidemisë së HIV dhe deri në vitin 2030 të arrihet zero të infektuar të ri në Republikën e Maqedonisë.

Sfidat para nesh janë të shumta, dhe qëndrojmë në këtë rrugë derisa HIV statusin nuk e shohim si status shëndetësor, i cili nuk do t’i privoje njerëzit nga të drejtat tyre seksuale dhe shëndetësore.

Më shumë: