HERA TË RINJTË

HERA Të rinjtë doli nga nevoja e të rinjve që të zëri i tyre të dëgjohet dhe t’i ndërmarrin punët në duart e tyre, çdo herë kur çështjet prioritare për të rinjtë nuk janë çështje prioritare për institucionet. Sot grupi rinor joformal i HERA numëron mbi 90 të rinj të moshës prej 16 deri 25 vjet, të cilët me zjarrin rinor dhe përkushtimin e ngrenë vetëdijen dhe i edukojnë moshatarët e tyre për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese përmes edukimeve moshatare për edukimin gjithëpërfshirës seksual dhe në “Seksi lagjen“ e tyre që nga viti 2011 çdo të mërkurën e dytë në muaj emitohet në Radio MOF

Prej vitit 2013 e këtej janë pjesë edhe të Vizioni 2020 të Federatës ndërkombëtare për planifikim të familjes sepse zhvillimi i qëndrueshëm dhe barazia nuk mund të arrihen pa respektimin dhe gëzimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese. Të vetëdijshëm se Maqedonia është në fund të listës për nga përdorimi i kontracepsionit në Evropë dhe në kulm kur është në pyetje shkalla e shtatzënisë adoleshente dh abortet te të rinjtë, ndërsa dhuna dhe bullingu janë më të shpeshtë, të rinjtë e kërkojnë atë që u takonqasje deri te kontracepsioni oral në listën pozitive dhe qasje deri te prezervativët falas, edukim gjithëpërfshirës seksual në shkollë dhe qendra miqësore rinore për shëndet seksual dhe riprodhues!

Më shumë: