Qeveria e RM e shkurtoi buxhetin e kontraktuar për HIV për vitin2017 për 59%!
Ne, organizatat qytetare të cilat implementojnë aktivitete për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të HIV mes grupeve të ekspozuara me rrezik të madh në Republikën e Maqedonisë, edhe një herë kërkojmë publikisht nga deputetët, Qeveria, Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë që ta korrigjojnë buxhetin e shkurtuar për mbrojtje të popullatës nga HIV – në pajtim me rekomandimet e ekspertëve. Kjo do të pengojë paraqitjen e epidemisë së HIV dhe do ta mbrojë shëndetin e të gjithë qytetarëve.
Në programin nacional për HIV për vitin 2017 janë të domosdoshme së paku 65 milionë denarë nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, sipas vlerësimeve të ekspertëve të vendit, që i ka angazhuar Ministria e Shëndetësisë. Në vend të kësaj, propozim-Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 parasheh vetëm 27 milionë denarë, shumë e cila nuk është e mjaftueshme që t’i mbulojë as nevojat për terapinë që shpëton jetë për një vjet. Sipas ekspertëve, për mjekimin e pacientëve për një vit nevojiten 32 milionë, derisa 33 milionë denarë nevojiten për mbulimin e programeve parandaluese për gjysmë viti. Për 6 muajt e parë të vitit 2016 Republika e Maqedonisë akoma shpreson se Fondi global për HIV dhe tuberkulozë do t’i miratojë mjetet e kursyera nga granti që të mbulohen programet parandaluese.
Edhe më shumë brengos ajo se në të ashtuquajturin program për parandalim aspak nuk kanë mbetur mjete për parandalim. Kjo do të thotë numër i rritur i infektimeve të reja dhe numër i rritur i rasteve të vdekjes nga HIV për shkak të zbulimit të vonuar. Po ashtu, në periudhë afatgjate do të rriten shpenzimet për mjekim për shkak të hospitalizimeve të gjata dhe terapive të shtrenjta, të cilat me ndihmën e programeve parandaluese mund të shmangen.
Nëse nuk sigurohen mjete që të mbahen programet për parandalim do të mbyllen të gjitha shërbimet në terren dhe stacionare për HIV për grupet me rrezik të madh nga HIV të cilat funksionojnë në më shumë se 14 qytete anembanë vendit. Së paku 15.000 pjesëtarë të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, si dhe familjet e tyre, do të mbeten pa qasje deri te mjetet pa pagesë për parandalim dhe skrining teste të shpejta për zbulim të hershëm jo vetëm të këtyre grupeve, por edhe për popullatën më të gjerë, veçanërisht të rinjtë.
Analiza e ekspertëve nga Banka Botërore e kryer në vitin 2015 në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë i vërtetoi këto prognoza:
- Nëse mbahet niveli i deritanishëm i financimit për HIV dhe në mënyrë optimale shpërndahet te programet për parandalim mes grupeve të ekspozuara ndaj rrezikut të madh dhe rritjes së numrit të personave, të cilët do të jenë në terapi, mund të pengohen 860 raste të reja të HIV deri në vitin 2030 dhe bile 290 raste të vdekjes.
Në 13 vitet e kaluara Fondi global jepte mbështetje të konsiderueshme financiare për programin nacional për HIV. Si vend me të ardhura të larta mesatare dhe shkallë të ulët të HIV infektimit, Republika e Maqedonisë tashmë nuk mund të aplikojë për mjete nga kjo organizatë ndërkombëtare. Me nënshkrimin e granteve të deritanishme Ministria e Shëndetësisë obligohet që ta ndërmarre financimin e programit nacional për HIV pas përfundimit të granteve. Krahas kësaj, Ministria e Shëndetësisë u obligua publikisht se do t’i mbështesë programet për parandalim përmes rrjetit të organizatave qytetare në diskutimin publik në Komisionin për shëndetësi pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 11 dhjetor 2015.
Platformën për qëndrueshmëri të serviseve për parandalim dhe mbështetje për HIV e përbëjnë 16 organizata qytetare nga 9 qytete të Republikës së Maqedonisë, prej të cilave pjesa më e madhe janë drejtpërdrejt të lidhura në zbatimin e aktiviteteve për parandalim të HIV mes grupeve të ekspozuara ndaj rrezikut të madh në qytetet që vijojnë, me vendbanimet e tyre: Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Ohër, Prilep, Manastir, Kavadar, Gjevgjeli, Strumicë, Shtip, Veles dhe Kumanovë.
Platformën për HIV e përbëjnë shoqatat: HERA, HOPS, BASHKË MË TË FUQISHËM, EGAL, “Doverba” STAR-STAR, Kryqi i Kuq i RM, Opsioni – Ohër, Zona – Kavadar, Qendra për avancimin e jetës publike – Tetovë, HELP – Gostivar, Klubi rinor – Shtip, Zgjedhje – Strumicë, PULS – Kumanovë, Projekti ndëretnik – Gostivar, Vila Vita – Manastir.