HIV nuk mjekohet dhe parandalohet me terapi për Hepatit C!
– reagim me rastin e kumtesës për opinion të Ministrisë së Shëndetësisë –
Shkup, 7 tetor 2016 – Platforma qytetare për HIV reagon ashpër në deklaratën e djeshme zyrtare nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me mjekimin e personave me HIV, parandalimin e HIV, si dhe mjekimin e hepatit C, i cili përmban mjaft informata të pasakta dhe pjesërisht të sakta, dhe prezantimin e gabuar të fakteve. Në interes të VËRTETËS, e informojmë opinionin për këtë që vijon:
HIV-infektimi nuk mjekohet me terapi për hepatit C! Është për t’u habitur se Ministria e Shëndetësisë e barazon terapinë për HIV me terapinë për hepatit C, që ta arsyetojë shkurtimin drastik të buxhetit për HIV, kur bëhet fjalë për mjekim të dy infektimeve të ndryshme që transmetohen për gjakut.
Tërësisht është e pasaktë se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar mjete për personat me HIV në kuadër të dy programeve! Dy programet e përmendura të Ministrisë së Shëndetësisë – për mjekim të varësive dhe për mbrojtje nga HIV – kanë grupe të ndryshme të shfrytëzuesve. Derisa shfrytëzuesit e të drejtave janë persona me sëmundje të varësisë, shfrytëzuesit e Programit për mbrojtje të popullatës nga HIV në pjesën e terapisë dhe mbështetjes janë personat me HIV. Në Republikën e Maqedonisë, për fat – edhe duke iu falënderuar pikërisht aktiviteteve të deritanishme parandaluese për HIV të sektorit civil – nuk ekziston përputhje mes dy popullatave: në 5 vitet e kaluara është regjistruar vetëm një rast i HIV te personat që përdorin drogë. Deklaratat e këtilla zbulojnë mosnjohje skandaloze të çështjeve themelore epidemiologjike në Republikën e Maqedonisë.
Mjetet për mjekim të hepatitit C nuk janë pjesë e buxhetit të përllogaritur prej 65 milionë denarë, që janë të domosdoshme që të ndahet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë VETËM për mjekimin e HIV për një vit dhe për mbajtjen e programeve për parandalim për gjysmë viti. E përkujtojmë Ministrinë e Shëndetësisë se obligohet që të parashohë mjete plotësuese për mjekimin e hepatitit C. Për fat të keq, nuk është e qartë se si Ministria parasheh të ndaje gjoja 25 milionë denarë për terapi për hepatitin C në Programin për mjekimin e varësive, duke pasur parasysh se edhe ky program është shkurtuar për vitin 2017 dhe kap shumën prej 72 milionë denarë në krahasim me vitin 2016, kur ka qenë 78 milionë denarë. Programi për mjekim të varësive në vlerën e tanishme është e mjaftueshme vetëm që të mbulohen intervenimet tjera të domosdoshme, si terapia për mjekim të varësive nga drogat (metadon dhe buprenorfin), mjekimi në spitalet ditore dhe mjekimi në spital me varësi nga alkooli dhe droga. Që të sigurohet terapia për hepatitin C për personat me sëmundje të varësive. Programi duhet të rritet në mënyrë plotësuese.
Deklarata se mjetet e parapara në Programin për HIV për vitin 2017 të dedikohen tërësisht për aktivitete parandaluese nuk është mbështetur me gjendjen faktike. Nga 27 milionë denarë të paraparë në Programin për mbrojtje të popullatës nga HIV, së paku 7 milionë do të jenë të domosdoshëm për mbulimin e borxheve të mbetura, ndërsa së paku 16 milionë Ministria DUHET T’I PARASHEHË PËR SIGURIM TË TERAPISË PËR SË PAKU 6 MUAJ në Programin për HIV për vitin 2017, me qëllim që të shmanget mungesa e terapisë në fillim të vitit 2018. Bile edhe kur ilaçet për HIV të siguruara gjatë këtij viti do të zgjatnin deri në fund të vitit 2017, derisa zbatohet furnizimi i ardhshëm publik në gjysmën e parë të vitit 2018, do të nevojitet të mbulohen së paku 4 deri 6 muaj. Borxhet tjera dalin prej atje që Ministria e Shëndetësisë me rebalancin e buxhetit e ka shkurtuar zërin për terapi për HIV në Programin për vitin 2016 prej 32 në 23 milionë denarë (!) edhe krahas asaj se furnizimet për ilaçet dhe për testet e HIV infektimit ishin në vijim e sipër.
Protestojmë kundër përpjekjes së Ministrisë së Shëndetësisë që ta prezantojë shkurtimin e mjeteve si rritje e mjeteve financiare për personat me HIV, duke u përdorur me shtrembërim të fakteve. Mjafton ta shohim Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për tre vitet e fundit që të konstatojmë zvogëlim drastik të mjeteve për HIV për vitin 2017. Në të vërtetë, Programi për mbrojtje të popullatës nga HIV ka pasur vlerë prej 128,4 milionë denarë për vitin 2014, 173,7 milionë për vitin 2015, ndërsa 166,5 milionë për vitin 2016. Për vitin 2017 Ministria parasheh 73.7 milionë denarë, duke përfshirë edhe 27 milionë denarë nga buxheti themelor i Republikës së Maqedonisë dhe aktivitetet e vetëfinancimit të Ministrisë, si dhe 46,7 milionë nga mjetet tjera nga donacionet, për shfrytëzimin e të cilave presim miratim nga donatori.
Si organizatat qytetare e përkujtojmë Ministrinë e Shëndetësisë se prezanton institucion publik i cili nuk ka mandat të hyjë në diskutime të llogarive ndërpartiake, por është e obliguar të kujdeset vetëm për politikat shëndetësore në vend dhe mbrojtjen e shëndetit të gjithë qytetarëve. Edhe një herë i bëjmë thirrje Ministrisë që të përgatisë buxhet të bazuar në dëshmi – të siguruara në analizën e Bankës Botërore dhe në pajtim me përllogaritjet e ekspertëve të vendit – me çka shuma prej 27 milionë do të rritet në 65 milionë denarë. Në të kundërtën, Ministria e Shëndetësisë do të jetë përgjegjëse e drejtpërdrejtë për epideminë e rritur dhe numrin e rritur të rasteve të vdekjes të cilat mund të shmangen.
I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për debat publik me përfaqësuesit e sektorit civil, ku para opinionit do t’i përballim argumentet lidhur me mjekimin dhe parandalimin e HIV, si dhe mjekimin e hepatiti C.
I përkujtojmë të gjitha subjektet politike në shtet, se çështja nga fusha e shëndetit publik, parandalimi i epidemisë dhe mjekimi i qytetarëve me gjendje që e rrezikojnë jetën, nuk guxojnë t’i shfrytëzojnë në çfarëdo mënyre për përplasje në baza partiake.

