EDUKIMI GJITHËPËRFSHIRËS SEKSUAL

Shëndeti dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese janë tabu si në shtëpi, ashtu edhe në shkollë. Në edukimin tonë formal vetëm 13% të nxënësve kanë mësuar për prezervativin, e mezi 2% për kontracepsionin oral. Shkaku më i shpeshtë për gjendjen e keqe shëndetësore te të rinjtë janë mos informimi, veçanërisht për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues. Shkolla është kyçe për zhvillimin dhe informimin e të rinjve, e me këtë edhe vend i vërtetë ku ata duhet të mësojnë si të kujdesen për shëndetin e tyre. Mungesa e informatave adekuate është një nga shkaqet kryesore edhe për diskriminimin, dhunën, urrejtjen dhe bullingun në mjedisin shkollor. Mu për këtë që nga viti 2009 HERA avokon edukim gjithëpërfshirës seksual  (EGJS) që të jetë pjesë e programit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme. 

Pas zbatimit të hulumtimit për mundësitë për informim të nxënësve nga fusha e shëndetit riprodhues dhe mbrojtja e tij në shkollë  q[ dëshmoi se për dashurinë nuk duhet të flitet vetëm pas orëve, në vitin 2011 u miratua Korniza për edukim gjithëpërfshirës seksual pas çka e përgatitëm edhe Doracakun për arsimtarët në shkollat fillore për temat nga SHSRD. Rekomandimi për pilotimin e EGJS në shkolla mbeti vetëm në letër, e bashkë me 47 organizata qytetare e nënshkruam Deklaratën për edukim gjithëpërfshirës seksual, ndërsa në fushatën parazgjedhore në vitin 2016, 10 parti politike na premtuan mbështetje në avancimin e këtyre temave në edukimin joformal. 

Dikush duhej t’u përgjigjet pyetjeve që u rrotullohen në kokë të rinjve, e kështu në vitin 2015 zhvilluam program për EGJS joformal, që përbëhet prej dy komponentëve: gjinia, shëndeti seksual dhe riprodhues (HIV, IST dhe kontracepsioni), aspektet qytetare, kënaqësia, lidhjet dhe marrëdhëniet, dhuna dhe diversiteti. Që atëherë e zbatojnë edukatorët moshatarë tanë të akredituar bashkë me moshatarët e tyre mësojnë çfarë duhet të dinë për EGJS nga A deri në ZH.

Bashkë me Byronë për zhvillimin e arsimit, në vitin 2018, e formuam Grupin punues kombëtar për zhvillimin e modeleve për edukim gjithëpërfshirës seksual, ndërsa në nëntor të vitit 2019 Qeveria e RMV e miratoi vendimin për pilotim të edukimit gjithëpërfshirës seksual si lëndë zgjedhore në katër shkolla fillore në klasën e 9-të. Në dhjetor të po atij viti bashkë me Byronë për zhvillimin e arsimit, i trajnuam edhe 15 mësimdhënësit e parë, të cilët prej shtatorit 2021 do të pilotojnë me EGJS në shkollat e tyre. Plus, e publikuam ueb faqen e parë për EGJS te ne.

Më shumë: