1. Çfarë kemi arritur deri tani:
- Themelimi i grupit rinor, HERA të rinjtë, qëllimi i të cilit është përmes kontributit aktiv dhe edukimit moshatar të përmirësohet shëndeti seksual dhe riprodhues dhe të drejtat e të rinjve në Maqedoni. Mbi 30 të rinj të moshës prej 16 deri 25 vjet në mënyrë aktive janë vullnetarë në HERA të rinjtë.
- Emisioni Seksi Lagjja – prej vitit 2011 në Radio MOF, çdo të mërkurë të dytë emitohet Seksi Lagjja, emision i cili tërësisht është i përgatitur dhe i realizuar nga ekipi i Hera të rinjtë. Ideja ishte që të bisedohet për temat të cilat janë tejet të rëndësishme për të rinjtë, që të thyhen tabutë dhe paragjykimet, veçanërisht ato lidhur me të gjitha aspektet e seksualitetit.
- HERA të rinjtë prej vitit 2013 e shënon Vizioni2020 të IPPF, si pjesë e qëllimit global për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe barazisë, komponenti kryesor i të cilit janë të drejtat seksuale dhe riprodhuese dhe shëndeti.
- Mobilizimi i 48 shoqatave qytetare të cilat nënshkruan peticion deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vendosjen e edukimit gjithëpërfshirës seksual (EGJS).
- U përgatit doracaku për edukatorë moshatar në përpilimin e të cilit ishin inkuadruar edukatorë moshatarë të HERA të rinjtë. Qëllimi i doracakut është të jetë ciceron për ata të cilët merren me edukim moshatar nga fusha e SHDSR.
- Edukimi moshatar për Edukimin gjithëpërfshirës seksual: nga viti 2015, mbi 20 edukatorë u certifikuan për implementimin e programit të ri për Edukimin gjithëpërfshirës seksual në shkollë.
- Mbi 100 nxënës nga shkollat e mesme në Shkup (2015-2016) u përfshinë me programin për edukim moshatar dhe i kaluan punëtoritë të cilat do t’i përfshinë të gjitha 7 komponentët e edukimit gjithëpërfshirës seksual: gjinia, shëndeti seksual dhe riprodhues, dhuna, lidhjet dhe marrëdhëniet, kënaqësia, aspekti qytetar dhe diversifikimi.
- U realizua vlerësimi i programit EGJS, i cili vërtetoi se EGJS funksionon dhe rezulton me ndryshim pozitiv të qëndrimeve dhe nivelin e informimit të nxënësve.
- Orë publike nga EGJS (maj 2016) të organizuar në Fakultetin Filozofik, ku profesorët universitar, studentët, nxënësit dhe personalitete publike nga afër u njoftuan dhe diskutuan për EGJS dhe 7 komponentët e tij ()
2. Partnerët
- Federata ndërkombëtare për planifikim prindëror
- Platforma rinore për EGJS ku përveç HERA janë anëtarë edhe: NMSM, JEF; HOPS, MOF, Y-PEER, Të rinjtë munden, Hijet dhe retë dhe Dalja.
- Y-SAFE – Grupi rinor i federatës ndërkombëtare për planifikim prindëror (Anglisht)
- ASTRA Youth – Grup joformal i aktivistëve të rinj për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhues nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Ballkani
3. Personi për kontakt
Meri Cvetkovska
meri.cvetkovska@hera.org.mk
Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e HERA të rinjtë plotësoni fletën për anëtarësim dhe dërgojeni te personi për kontakt.