1: Çfarë kemi arritur deri tani:
- U realizua analiza për nevojat e arsimtarëve, prindërve dhe nxënësve dhe për përmbajtjet ekzistuese në programet mësimore për shëndetin seksual de riprodhues (SHSR) (shih më tepër këtu).
- U realizua analizë për atë se sa të rinjtë mund të mësojnë për SHSR në shkollë.
- Me institucionet kyçe përgjegjëse u përgatit Korniza për edukimin seksual gjithëpërfshirës (ESGJ).
- 48 shoqata të qytetarëve nënshkruan peticion deri te ministri i Arsimit dhe shkencës për zbatimin e ESGJ.
- U realizua trajnim bashkë me organizatën Rutgers nga Utrehti, Holandë, me profesorë të katedrave të ndryshme të Fakultetit Filozofik për edukimin seksual gjithëpërfshirës
- Prej profesorëve të Fakultetit Filozofik u përgatit përmbledhje e teksteve për seksualitetin, Aspekte të seksualitetit dhe edukimi seksual.
- U përpilua doracak për arsimtarët e shkollave fillore.
- U rishikua programi i brendshëm për ESGJ duke i përdorur veglat e IPPF dhe UNESKO
- U përgatit edhe Doracaku për edukatorët moshatarë.
- HERA ka 20 edukatorë të akredituar , të cilët në vitin 2015-16 organizuan edukim seksual gjithëpërfshirës për 200 nxënës të shkollave të mesme të Shkupit
- Evaluimi i ESGJ tregoi se efekti është i lartë, që tregon se te nxënësit kanë ndodhur ndryshime në qëndrimet e tyre dhe niveli i informimit.
- Komisioni për mundësi të barabarta të meshkujve dhe grave në Kuvendin e RM disa herë rekomanduan zbatimin e ESGJ
- 4 strategji nacionale aktuale të miratuara nga Qeveria e RM rekomandojnë zbatimin e ESGJ
2. Partnerët
- Federata Ndërkombëtare për Planifikim të Familjes
- Fakulteti Filozofik, Shkup, Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi”
- Platforma rinore për ESGJ, ku përveç HERA anëtarë janë edhe: NMSM, JEF,HOPS, MOF, Y-PEER, Të rinjtë munden, Hijet de retë dhe Dalja.
3.Personi për kontakt
Meri Cvetkovska
meri.cvetkovska@hera.org.mk

