Megjithëse papunësia është ulur ndjeshëm gjatë viteve të fundit dhe ka arritur në 15.9% në tremujorin e tretë të 2021, shkalla e papunësisë së romëve ka mbetur e pandryshuar. Sipas të dhënave të hartës sociale të vitit 2018, shkalla e punësimit të romëve është 23%, pothuajse dy herë më e ulët se mesatarja kombëtare, ndërsa shkalla e papunësisë së romëve është një rekord prej 67%. Nga ana tjetër, tek gratë rome, shkalla e punësimit është vetëm 8%.
Për uljen e papunësisë, Plani operacional i punësimit parashikon masa për punëdhënësit për të inkurajuar romët të punësojnë romë të tjerë ose të zhvillojnë bizneset e tyre, si dhe masa për rritjen e aftësive të të papunëve. Për të parë nëse dhe në çfarë mase ka ndryshuar situata në terren krahasuar me vitin 2020, kemi kryer monitorim të përdorimit të masave dhe shërbimeve aktive të punësimit nga gratë rome.
Raporti nga monitorimi në vitin 2021 tregon qartë se kriza ekonomike, shëndetësore dhe energjetike thelloi pabarazinë e kategorive më të cenueshme të qytetarëve. Edhe pse numri i grave rome me arsim të lartë, në periudhën 2019-2021, u rrit me 50% në nivel kombëtar (d.m.th. nga 10 në 15 gra rome), të dhënat tregojnë se papunësia tek gratë e reja rome midis moshës 20 -24 është rritur është ende shqetësuese, deri në 137%. Shqetësuese është edhe rritja e femrave rome mbi 60 vjeç, në të cilat përqindja është rritur me 172% krahasuar me vitin 2019.
Një përqindje jashtëzakonisht e vogël e grave rome (vetëm 2%) kanë përdorur ndonjërën nga masat për punësim nga numri i përgjithshëm i personave që kanë përdorur ndonjërën nga masat. Edhe pse ka një rritje të përdorimit të masave nga gratë rome me 31% krahasuar me vitin 2019 (163 gra rome), megjithatë, 165% më shumë rome (589) ishin pjesë e masave aktive. Pavarësisht se numri i grave rome që ishin pjesë e masave aktive nga viti në vit tregon një rritje minimale, por kur merret parasysh shkalla e rritur e papunësisë dhe rritja e numrit të grave rome të papuna të regjistruara, ky numër është sërish i vogël dhe nuk kontribuon në uljen e papunësisë së tyre.
Raportin e plotë nga monitorimi, që i përfshinë edhe rekomandimet drejtuar institucioneve kompetente, është në dispozicion në gjuhën maqedonase këtu.
*Dokumenti është rezultat i aktiviteteve monitoruese të Grupit joformal për avokimin e të drejtave të grave rome në kuadër të projektit “gruaja rome e punësuar = Gruaja rome e pavarur”, mbështetur nga Fondacioni “Kvina til Kvina”, të cilat janë realizuar gjatë vitit 2022. Ky grup joformal, i cili u formua në vitin 2019 me mbështetjen teknike të HERA, avokon për mundësi të barabarta punësimi për gratë rome në vendin tonë.


