Edhe pse barazia gjinore dhe avancimi i pozitës së gruas në shoqëri janë të pandashme nga demokracia, gratë në botë nuk janë të përfaqësuara mjaftueshëm në asnjë fushë të jetës socio-politike dhe janë larg të gjitha niveleve vendimmarrëse. Kjo është veçanërisht e dukshme tek gratë rome të cilat janë ndër grupet më të përjashtuara në shoqëri. Duke dashur të shohim nëse dhe në çfarë mase ka ndryshuar situata në vendin tonë në terren, veçanërisht në raport me vitin 2020, kryem një monitorim të punësimit të grave rome në institucionet vendore shtetërore.
Raporti nga monitorimi në vitin 2021 konfirmoi sërish se punësimi i grave rome në institucionet shtetërore në vendin tonë është ende i pamjaftueshëm dhe se ka institucione kombëtare që nuk kanë asnjë grua rome të punësuar.
Sa për ilustrim, është evident ulja me 37% e numrit të grave rome të punësuara në ministri, ku në 2019 ishin 77 dhe në 2021 vetëm 46. Numri më i madh i të punësuarve romë (14) në ministri është regjistruar në Byronë e Sigurisë Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Nga ana tjetër, edhe pse ka një rritje prej 73% të numrit të të punësuarve romë në njësitë e vetëqeverisjes lokale nga viti 2019 deri në vitin 2021, numri nuk është i mjaftueshëm për të vëzhguar një përfaqësim adekuat dhe të drejtë të komuniteteve më të vogla në institucione. Në institucionet e Qeverisë së RMV-së, përqindja më e lartë e të punësuarve romë (pra 3%), ndërsa vetëm 27% e tyre janë romë, gjë që vazhdon serinë e shembujve të pabarazisë gjinore. Nga gjithsej 166 institucione të monitoruara në të cilat 2782 persona janë të punësuar në pozita drejtuese, vetëm 6 janë gra rome.
Raporti i plotë i monitorimit, i cili përfshin rekomandime për institucionet kompetente, është i disponueshëm në gjuhën maqedonase këtu.
* Dokumenti është rezultat i aktiviteteve monitoruese të Grupit joformal për avokimin e të drejtave të grave rome në kuadër të projektit “Gruaja rome e punësuar = Gruaja rome e pavarur”, mbështetur nga Fondacioni “Kvina til Kvina”, të cilat janë realizuar gjatë vitit 2022. Ky grup joformal, i cili u formua në vitin 2019 me mbështetjen teknike të HERA, avokon për mundësi të barabarta punësimi për gratë rome në vendin tonë.


