COVID-19 është sëmundje serioze dhe secili prej nesh duhet të përpiqet që ta minimizojë rrezikun nga transmetimi dhe përhapja e virusit. Mbrojtja më e mirë është larja e rregullt e duarve me sapun dhe ujë, shmangia e kontaktit me secilin që ka ftohje dhe koll, dhe gjithsesi vetëizolim në rast të infektimit.
Duke i marrë parasysh pasojat që pandemia i ka mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, përgatitëm një broshurë për gjithçka që duhet të dini lidhur me seksin në kushte të COVID-19, duke përfshirë edhe për mbrojtjen nga shtatzënia e paplanifikuar dhe infektimet seksualisht të transmetueshme dhe për qasjen deri te abortimi në kushte të pandemisë aktuale.
Gjatë periudhës së COVID-19, shtatzënat llogariten si kategori më e rrezikuar për shkak të gjendjes së tyre të përgjithshme, edhe pse hulumtimet tregojnë se janë më të nënshtruar ndaj virusit ose se janë në rrezik të madh të zhvillojnë simptoma serioze. Informata do të thotë shëndet, e mu për këtë përgatitëm broshurë me këshilla për gratë shtatzëna, ndërsa në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetjen e Fondit për popullatë të Kombeve të Bashkuara – UNFPA, përgatitëm edhe Rekomandime kohore për veprim me pacientet shtatzëna gjatë pandemisë, të dedikuar për punëtorët shëndetësor.
Kriza me COVID-19 drejtpërdrejt reflektohet edhe mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, veçanërisht të grave dhe grupeve të margjinalizuara, nevojat e të cilëve veçanërisht tani nuk guxon të anashkalohen. Mu për këtë, përgatitëm një pasqyrë të shërbimeve themelore për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe për HIV, të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka për obligim t’i garantojë në kushte të krizës humanitare, ashtu që gjatë riorganizimit të sistemit shëndetësor dhe masave për mbrojtje të popullatës, do t’u sigurojë grave dhe komuniteteve të margjinalizuara qasje të vazhdueshme deri te shërbimet thelbësore për shëndetin riprodhues dhe HIV, pa dallim që kapacitetet të sistemit shëndetësor janë orientuar drejt ballafaqimit me krizën me COVID-19.