Ndryshimi I perspektivave: qëndrimet dhe perceptimet e qytetarëve për barazinë gjinore pako e – komunikimit për organizatat e shoqërisë civile
Para jush është një dokument nga një sondazh i opinionit publik i kryer për të shqyrtuar qëndrimet dhe perceptimet e qytetarëve lidhur me barazinë gjinore.
Gjetjet kanë të bëjnë me stereotipat dhe paragjykimet tipike të popullatës në këtë fushë, të cilat mund të adresohen përmes bashkëpunimit të gjerë dhe veprimit institucional. Gjithashtu synohet të identifikohen pikat ku mund të gjenden lidhjet dhe dallimet mes qytetarëve në lidhje me rolet gjinore në familje, qëndrimet ndaj trashëgimisë, perceptimet e lidershipit, qëndrimet ndaj pjesëmarrjes së grave në politikë, tregun e punës dhe gjithçka tjetër që përbën polarizimin aktual të marrëdhënieve midis burrave dhe grave, vajzave dhe djemve.
Qëllimi përfundimtar i rezultatit të hulumtimit është gjetja e pikave të mundshme të lidhjes midis të gjitha palëve të interesuara bazuar në të dhënat e marra, si dhe veprimet e mundshme për të promovuar barazinë gjinore. Teksti i përgjithshëm përmban një seksion të shkurtër teorik, megjithatë, gjetjet kryesore të studimit bazohen në të dhënat e marra fillimisht nga veglat kërkimore, të cilat përfshijnë një anketë në terren, grupe fokusi dhe intervista profesionale.
Publikimi është i disponueshëm në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
Për më tepër, nga hulumtimi për opinionin publik mbi barazinë gjinore u përgatit edhe publikimi Ndryshimi i perspektivave: qëndrimet dhe perceptimet e qytetarëve për barazinë gjinore – Pako e komunikimit për politikanët dhe partitë politike, i cili është i disponueshëm në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.


