Dokument për politikë publike – Rekomandime për integrimin e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale (BGJPS) në Ligjin për sigurim shëndetësor
Qëllimi i këtij dokumenti është të prezantojë gjetjet dhe mundësitë për integrimin e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale (BGJPS) në lidhje me Ligjin për sigurimin shëndetësor (në tekstin e mëtejmë “Ligji”) dhe të vlerësojë arsyetimin për ndryshimin e rregullores në fushën e sigurimit shëndetësor lidhur me BGJPS. Kjo nënkupton përfshirjen e njerëzve nga kategoritë e cenueshme dhe të margjinalizuara mbi çdo bazë, mbulimin e shërbimeve për grupet e përjashtuara nga shoqëria dhe barazinë në aksesin në ato shërbime.
Çfarë rregullon Ligji për sigurim shëndetësor? Ligji rregullon qasjen në shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët në bazë të parimit të barazisë dhe gjithëpërfshirjes dhe përcakton kushtet dhe procedurat për shfrytëzimin e sigurimit shëndetësor, me theks në mbrojtjen e shëndetit të popullatës dhe shfrytëzimin efikas të burimeve financiare. Sipas ligjit, sigurimi shëndetësor është i detyrueshëm dhe vullnetar. Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor zbatohet nga Fondi për sigurim shëndetësor dhe vlen për të gjithë qytetarët me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe përfitimeve financiare bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes, solidaritetit, barazisë dhe përdorimit efektiv të fondeve. Sigurimi vullnetar shëndetësor zbatohet nga kompanitë e sigurimit në pajtim me këtë ligj dhe Ligjin për sigurimin shëndetësor vullnetar.
Lexoni rekomandimet specifike për përmirësimin e ligjit përmes prizmit të BGJPS. Dokumenti i politikave publike është i disponueshëm në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.


