Ndryshimi i perspektivave: qëndrimet dhe perceptimet e qytetarëve për barazinë gjinore – Pako e komunikimit për politikanët dhe partitë politike
Para jush është një dokument në të cilin e prezantojmë hulumtimin e opinionit publik mbi qëndrimet dhe perceptimet lidhur me barazinë gjinore. Gjetjet kryesore të studimit bazohen në të dhënat e marra përmes tre veglave kërkimore, të cilat përfshijnë një anketë, fokus grupe dhe intervista profesionale. Sondazhi i opinionit publik është kryer në terren (ballë për ballë) të një ekzemplari përfaqësues prej 1.100 të anketuar në mbarë vendin, të ndara sipas gjinisë, moshës, përkatësisë etnike dhe vendbanimit (urban/rural). Qytetarët e mbështesin vazhdimin e punës për barazinë gjinore. Ata e shohin barazinë gjinore si një të drejtë e njeriut dhe si një bazë për arritjen e përparimit në shoqërinë tonë. Kjo është plotësisht në përputhje me detyrimet dhe përpjekjet e shtetit për të arritur barazinë në ligj, por edhe barazinë në jetën reale. Në këtë drejtim janë edhe përpjekjet e vendit drejt arritjes së objektivave të zhvillimit global, veçanërisht Objektivi 5, i cili ka të bëjë me barazinë gjinore. Sipas Kombeve të Bashkuara, do të thotë të merren parasysh interesat, nevojat dhe prioritetet e grave dhe burrave, vajzave dhe djemve, duke njohur kështu diversitetin e grupeve të ndryshme të grave dhe burrave.
Publikimi është i disponueshëm në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
Përveç kësaj, nga hulumtimi për mendimin publik mbi barazinë gjinore u përgatit edhe publikimi– pako e kom Ndryshimi I perspektivave: qëndrimet dhe perceptimet e qytetarëve për barazinë gjinore unikimit për organizatat e shoqërisë civile, i cili është i disponueshëm në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.


