Analizë e përfaqësimit të grave në funksione publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Kjo analizë i referohet përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së grave në pozita drejtuese në nivele të shumta të udhëheqjes shoqërore në dekadën e kaluar dhe mbulon periudhën nga 2014 deri në 2024. Ajo analizon shpërndarjen e pozitave drejtuese midis grave dhe burrave në shtet dhe në administratën publike, përfshirë pjesëmarrjen në pushtetin ekzekutiv ndërmjet anëtarëve të Qeverisë dhe në ministritë përkatëse, si dhe kushtet në institucionet që janë pjesë e administratës në nivel qendror dhe lokal dhe në sektorin publik. Analiza përfshin monitorimin e situatës gjatë dhjetë viteve të fundit, për të dhënë një pasqyrë të situatës aktuale dhe për të gjurmuar tendencën e përmirësimit ndër vite, nëse ka.
Gjatë dekadës së fundit, struktura të ndryshme politike kanë ndikuar në pjesëmarrjen e grave në pozitat e larta drejtuese, duke kërkuar një qasje të fokusuar për të përmirësuar përfshirjen e tyre. Megjithatë, ndarja aktuale e pushtetit dhe e menaxhimit është ende larg arritjes së barazisë së plotë gjinore, si raporti i ndarjes së funksioneve drejtuese midis grave dhe burrave për këtë tregues të rëndësishëm, i cili do t’i lejojë grave pjesëmarrje të barabartë në qeverisje, akses të barabartë në proceset vendimmarrëse dhe shpërndarje të barabartë të pushtetit në shoqëri
Publikimi është i disponueshëm në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
Përveç kësaj, paketa informuese nga kjo analizë – Ku janë gratë në poste drejtuese në pushtetin ekzekutiv dhe administratë? – është e disponueshme në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.


