Politikë publike – Rekomandime për përfshirjen e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale (BGJPS) në Projektligjin e ri për arsimin e mesëm
Ky dokument i politikave publike ofron udhëzime dhe rekomandime për përfshirjen e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale (BGJPS) në Projektligjin e ri për arsimin e mesëm dhe rregulloret përkatëse. Ai i thekson mangësitë në kornizën ligjore ekzistuese, të cilat e kufizojnë aksesin në arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit, veçanërisht për grupet e cenueshme – nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit nga bashkësitë më të vogla etnike, etj. Në të njëjtën kohë, ai tregon për potencialin për përmirësimin e zgjidhjes ekzistuese ligjore dhe ofron rekomandime solide për ndryshime pozitive sociale në aspektin e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale.
Projektligji ofron disa zgjidhje të reja dhe moderne, si asistencë arsimore, infrastructure gjithëpërfshirëse dhe teknologji ndihmëse të aksesueshme për nxënësit me aftësi të kufizuara. Ai ofron mbështetje shtesë për nxënësit romë nëpërmjet ndërmjetësve arsimorë dhe ofron këshillim për karrierë për të gjithë nxënësit, për lidhje më të mirë me tregun e punës. Megjithatë, në Projektligj mungon plotësisht një qasje e organizuar për promovimin e barazisë gjinore – si përpjekje për të kapërcyer rolet stereotipike dhe ndarjen e përgjegjësive ndërmjet grave dhe burrave, vajzave dhe djemve, si dhe përgatitje për rolin e tyre më të barabartë në shoqëri. Në Ligj kërkohen masa të veçanta për të inkurajuar vajzat në fushat STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë), ku numri I tyre është dukshëm më i ulët. Po ashtu, në Projektligj mungojnë elementet kyçe për mbrojtjen nga diskriminimi, siç është përfshirja e identitetit gjinor dhe orientimit seksual si bazë për mbrojtjen nga diskriminimi. Edhe vetë sistemi i reagimit ndaj rasteve të diskriminimit dhe dhunës nuk është i përcaktuar saktë, për ta bërë shkollën një vend të sigurt për të gjithë nxënësit. Për më tepër, përmirësimi i mëtejshëm i qasjes dhe kushteve për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe nxënësit nga komunitetet më të vogla etnike, veçanërisht romët, nevojitet për të përmirësuar përfshirjen dhe integrimin e këtyre kategorive të nxënësve.
Publikimi është në dispozicion në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.


